Rama dhe Meta takohen tek Sofra e Ariut larg vëzhgimit të mediave.

“BalkanWeb” mëson se në orën 09:00 kryeministri dhe kreu i Kuvendit janë takuar në ambientet e restorantit “Sofra e ariut” në dalje të kryeqytetit.

Burime pranë dy krerëve të mazhorancës pohojnë për “BalkanWeb” se takimi mes tyre ka zgjatur rreth 1 orë dhe se në të nuk ka qenë i ftuar askush tjetër.

Takimi mes tyre vjen në momentin kur tensionet PS-LSI kanë arritur në një tjetër pikë kulmore, veçanërisht pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Saimir Taihiri dhe vijimit të akuzave të rënda në adresë të Policisë së Shtetit nga ana e Luan Ramës, i cili gjithashtu mori një “shuplakë” nga vetë Rama e Tahiri.

Tashmë PS dhe LSI kanë hyrë në një “luftë të ftohtë” aq sa analistë e gazetarë shumë pranë kryeministrit, Edi Rama pohojnë se fundi i këtij koalicioni është në prag.

Të njëjtat burime saktësojnë për “BalkanWeb” se Rama e Meta nuk kanë preferuar të ndajnë me bashkëpunëtorët e tyre më të afërt se çfarë ka ndodhur brenda takimit, por pritet që në vijim të saktësohet më në detaje jo vetëm tema e bashkëbisedimit por edhe tonet që kanë përdorur ndaj njëri-tjetërit dy aleatët qeverisës.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments