PS dhe PPSH janë rregjistruar sot në KQZ. Akoma nuk është regjistruar LSI

Aktualitet

Burime nga ky institucion pohuan zyrtarisht për “BalkanWeb” se kërkesa e PS-së do shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e ditës së hënë të KQZ-së duke vënë në dispozicion edhe një kopje të projekvendimit që pritet të miratohet në 20 mars. Në të njëjtën ditë mësohet se pranë KQZ-së do të rregjistrohet edhe Partia e Punës së Shqipërisë me kryetar Muharrem Xhafën.

Por mësohet se ndryshe nga PS dhe PPSH, Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë KQZ-së për t’u regjistruar në garën elektorale të 18 qershorit edhe pse është ende brenda afatit ligjor (9 prill 2017).

KQZ-vendimi

Projektvendimi për rregjistrimin e PS-së në zgjedhje

KQZ-vendimi-1

Projektvendimi për rregjistrimin e PS-së në zgjedhje

Kujtojmë se Partia Demokratike e ka bërë të qartë vendimin e saj për të mos u rregjistruar si parti garuese në zgjedhje në rast se mazhoranca nuk e pranon kërkesën e saj për krijimin e një qeverie teknike. Madje dhe partitë aleate të saj, që më herët ishin regjistruar pranë KQZ-së, tashmë janë tërhequr nga gara.

KQZ-OK

Projektvendimi për rregjistrimin e PPSH-së në zgjedhje

KQZ-OK.-1jpg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *