Nga Artan Fuga: Ç’i shtyn njerëzit të shohin filmat e kaluar
Nostalgjia e së kaluarës është si psiqika njerëzore individuale. Njeriu i lumtur sot qesh me të kaluarën, kurse njeriu i trishtuar gjen qetesi duke qarë mbi varre! Kultura e sotme prodhon shkatërrim dhe është një propagandë idiote! Kjo i bën njerëzit të shohin filmat e kaluar dhe ushqen nostalgji ndonjëherë.
Mos t’i biem samarit se nuk kemi çfarë t’i bëjmë gomarit!
Në një universitet në Paris para disa vjetësh programi kulturor për mijra studentë ishin filmat sovjetikë. Askush nuk çante kokë për të kaluarën si rikthim, por i ndiqnin si shkon njeriu në një amfitetarër gladiatorësh për ta vizituar jo me dëshirën për ta ngrënë luanët e dikurshëm, por për t’a ndjerë të kaluarën pa dashur të njehsohet me të!