Nga Arenca Trashani: Të heshtësh ndaj një padrejtësie është zullum.

Aktualitet

Ai ishte pedagog dhe jepte mësim në fakultetin e juridikut, studimet master. Atë ditë hyri me nxitim në sallën e leksioneve. Ishte ora e fundit dhe pas një muaji të gjithë studentët e tij do të diplomoheshin dhe do ushtronin profesionin e avokatit.
Dukej gjithë nerva kur hyri në sallë.
Pa asnjë arsye logjike ia nisi t’u bërtasë dhe të kritikojë studentin më të mirë në sallë. Nuk zgjati shumë dhe e urdhëroi të dalë jashtë.
Dhe studenti, i surprizuar nga kjo sjellje nuk pati zgjidhje tjetër dhe doli.
Profesori vazhdoi të shpjegojë mësimin e fundit deri në përfundim të orës së mësimit. Para se të largohej, u tha studentëve:”Të gjithë jeni të ngelur në këtë lëndë! Nuk ka rrugë tjetër veçse ta përsëritni lëndën vitin tjetër!” pastaj u largua.
Studentët e ngritën shqetësimin e tyre tek dekani dhe ky i fundit, i mblodhi të gjithë, studentët dhe pedagogun e tyre që i kishte ngelur për t’i dëgjuar të gjithë bashkë.
Kur e pyeti pedadogun përse i kishte ngelur në lëndën e tij, ai u tha:”Ata ishin prezentë dhe e panë me sytë e tyre padrejtësinë që iu bë kolegut të tyre, i cili u kritikua dhe ofendua, mandej u nxorr nga klasa pa bërë asgjë! Asnjëri nuk foli dhe nuk protestoi! Madje, as studenti që u nxorr përjashtë nuk protestoi dhe nuk u ankua. Prandaj, gjykoj që këta studentë nuk e meritojnë besimin tonë për t’u punësuar si avokatë. E çfarë ndihme mund tu ofrojnë njerëzve të persekutuar ndërkohë që këta nuk ndihmojnë dot veten?!
Të heshtësh ndaj një padrejtësie është zullum.
Të gjithë heshtën dhe të gjithë janë zullumqarë!”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?