Kur bëhet fjalë për lidhje të gjata, femrat kërkojnë meshkuj me mjekër të plotë.

0

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Evolutionary Biology, gratë tërhiqen më shumë nga meshkujt pa mjekër kur vjen puna tek lidhjet afat – shkurtra, por kur bëhet fjalë për lidhje të gjata, ato kërkojnë meshkuj me mjekër të plotë.

Studiuesit pyetën 8500 femra, në mënyrë që të përcaktonin si ndikon tërheqja fizike në gjetjen e partnerit. Atyre iu dhanë disa foto origjinale dhe më pas i modifikuan për të ndryshuar fytyrat e tyre nga të rruara, në mjekra të plota.

Ata ndryshuan gjithashtu dhe harkun e vetullave të tyre, mollëzat dhe formën e mjekrës, në mënyrë që të dukeshin pak ose shumë mashkullorë.

Femrat gjykuan se fytyrat e meshkujve pa mjekër ishin më pak tërheqëse.

Studiuesit dolën në përfundimin se mjekra është shenjë pjekurie dhe që tregon se mashkulli është dominues në shoqëri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author