I burgosuri shqiptar tenton arratisjen nga burgu, por thyen shtyllën kurrizore

0

Një i burgosur, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, arriti që të arratisej nga seksioni i sigurisë së lartë i burgut të “Giuseppe Pagliei”, në Frosinone të Italissë, ndërsa një tjetër i burgosur, shqiptar, nuk arriti të arratisej dhe mbeti i plagosur rëndë.

Dy të burgosurit, një italian dhe një shqiptar raportohet se janë arratisur nga reparti i vjetër, duke bërë një vrimë në qeli. Kaluan pas televizorit, u ngjitën mbi institucionin e dënimit dhe tentuat të zbrisnin me ndihmën e disa çarçafëve. Italiani Alessandro Menditti arriti që të arratisej, ndërsa shqiptari u ndalua nga personeli policor i burgut.

Teksa zbriste, raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka rënë nga 10 metra lartësi dhe ka thyer shtyllën kurrizore.

Në ambulancë, atij iu gjetën më pas edhe dy celularë.

Italiani që arriti të arratisje, Alessandro Menditti, ishte pjesë e klanit mafioz “Belforte”, pjesë e mafies famëkeqe italiane Camorra.

Ai ishte dënuar me 10 vite burgim dhe duhet të qëndronte në burg deri në 2026-tën.

Ndihma nga jashtë për arratisjen, është organizuar nga një grup shqiptarësh, megjithatë ata nuk ia arritën që të bashkatdhetarit të tyre ti jepnin lirinë ilegale.

Image

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author