Erdogan: Pres që Parlamenti të miratojë kthimin e ligjjt të dënimit me vdekje

Rajoni

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan deklaroi të shtunën se pret që Parlamenti të miratojë kthimin e dënimit me vdekje pas referendumit për zgjerimin e kompetencave të presidentit, i cili do të mbahet më 16 prill.

“Familjet e martirëve, heronjve të rënë (gjatë puçit të dështuar ushtarak më 15 korrik të vitit të kaluar) nuk duhet të brengosen. Besoj, me ndihmën e Zotit, se pas votimit të 16 prillit Parlamenti do të bëjë çmos kur janë në pyetje kërkesat tuaja për dënimin me vdekje”, ka thënë Erdogan në mitingun e transmetuar në televizion dhe ka shtuar se “pa hezitim” do të nënshkruajë ligjin për dënimin me vdekje, transmeton AFP.