Arian Çani: Këtu vjen era mut këta thonë Vetingu!

Aktualitet

Arian Çani e ka nisur sot emisionin me tij “Zonë e Lirë” me një shpërthim. Çani tha se në Shqipëri vjen era fekale, ndërsa mazhoranca me BE-në duan të bëjnë veting.

“Kur erdha në punë sot, eca pak në këmbë në periferi. Kisha kohë që nuk kisha ecur dhe t’ju them diçka. Mbante era m*t, sepse pusetat nuk ishin mbyllur. Një era mut e përhapur gjithandej. Unë e urrej si fjalë.

E kam seriozisht këtë, por era e mutit e përhapur gjithandej, nuk ishte hera e parë që era e mutit ishte përhapur gjithandej.

Si ka mundësi thashë, që e gënjejnë këtë popull i flasin për fondet e BE dhe për Vettingun! Kur era e mutit është kudo! Dhe këta flasin për veting.

E dini çfarë është vetingu? Ai procesi që bëjnë veterinerët për të ndarë delet. I rreshtojnë delet dhe veterineri thotë, kjo këtej, kjo andej. Kjo për mish, kjo për lesh, kjo për qumësht. Dhe duan të bëjnë veting këtu, ku mban era m*t. Të pastrohet muti! (Bërtet) Ej ka plasur era e fekaleve! Ka plasur era e fekaleve! Madje edhe këtu mban pak era m*t!”, tha Çani.

Para pak ditësh Çani ka deklaroi se do të largohet nga Shqipëria, pasi këtu nuk mund ti risësh dot fëmijët dhe vendi është në një gjendje të rëndë sipas tij.