Tahiri shantazhon Metën: Kush nuk e di ta marrë vesh, Rama do jetë Kryeministër edhe në katër vitet e ardhshme

Aktualitet

Saimir Tahiri i ka thur elozhe kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me strukturat e PS. Ai ka thënë se Rama do të jetë kryeministër edhe gjatë katër viteve të ardhshme.

“Në kemi kampionin e skuadrës tonë ai është Edi Rama. Kjo është skuadra shembullore qe duhet ndjekur. Në duhet të jemi bashkë. Ti japin dorën njëri tjetrit. Ne do të shkojmë ne zgjedhjet e 18 qershorit veçse me fitore”, tha Tahiri.

“Kush nuk e di ta marrë vesh, Rama do jetë Kryeministër edhe në katër vitet e ardhshme”, ka shtuar Tahiri.

Ndër të tjera Tahiri, i ka uruar suksese edhe pasardhësit të tij, Fatmir Xhafaj.

“Unë dua t’ju ftoj të gjithëve të duartrokasim bashkë kolegun tim prej shumë kohësh në Komisionin e Ligjeve, Fatmir Xhafën. Urime Fatmir dhe jam i bindur se do të bësh më të mirën në Ministrinë e Brendshme për të vazhduar gjithçka kemi bërë me këta njerëz”, tha Tahiri.