Shorti përplas Bayern – Real dhe Juventus – Barcelona
U hodh në Nyon të Zvicrës ,shorti për çerekfinalet e Champions League. Shorti përplasi katër skuadrat më të forta. Bayern do të presë në shtëpi Real Madrid, ndërsa Juventus do të luajë në Torino kundër Barcelonës. Në vitin 2015 Juventus do të humbiste 1 – 3 me Barcelonën në finalen e luajtur në Olympiastadion të Berlinit. Atletico Madrid do të presë Leicester, ndërsa Borussia Dortmund luan kundër Monaco.
Total 0 Votes
0
0