Poezi nga Suela Hodo

Kategoria

KY VENDI IM

Me male e dete…fusha pambarim,
Me njerez puntore ,
mikprites plot nderim,
toske dhe gege,
rrojtur nje jete, ne vllazerim!
Me djem azgane ,
luftuar nder shekuj per atdhe,
Ky vendi im ,
me i miri ne bote
me gjuhe unike,
tradite e prejardhje
Perandore e princer,
dale nga kjo toke…

Sot perse?!

Vuan dhe vajton ,
Kudo mjerim shikon,
Shkretuar tej e tej…
Braktisur,arratisur…
katandisur keq e me keq…

Nga se?!

Nga nje grusht maskarenjsh,
qe e shkelin kte vend,
Njerez pa din e imam,
ky dhe’ nuk di si i mban….
Si duron ?

Ky vend ,bekuar nga natyra,
prishur nga dora e atyre,
qe u linden horra,
Menduar kam ,
se mbetje armiqve tane jane,
tjeter nuk mund te jete!

O burra ,
Ky vendi im pret…
ta ktheni ne identitet…
Shume duroi…u lig e u tret!
E shihni sa i paket ka mbet…

Zgjohuni bre!

 

PRANVERA E MEKATEVE TE MIA

Mos me thoni se nuk keni provuar,

Pranvere momentesh te momenteve, te lumtura,
pranveren e puthjeve te puthura,
Te ngohtat e te ngrohtave,
mes epshesh ngarkuar,
Pikla pranverash ne shtratin e mekatit ,
dashuruar e tradhetuar,
aq shume shijuar dhe pse ndaluar ish…

Mos me thoni se nuk i keni provuar…

Pranverat ne dite te zymta…
Dite, qe aq shume mungonte pak diell…
Pranverat imcake,
qe mes mortesh mbajten me gairet,
ate pike shpirti,
te plagosur nga vdekja !
Ato,qe na mbajten ne jete,per te jetuar,mbijetuar e gjalluar,
dhe ne deshperimet e deshperimit me te thelle …
Ato pranvera i kam provuar,
Pranverat e mekateve dhe shpetimeve te mia …

Mos me thoni se nuk i keni provuar !

 

SHOKE C’ME GJETI HALLI

Ç’me gjeti halli o shok
Une flas ai s’kupton
do e ben, a nuk di shqip
Kete nuk e di o miq…

Une me buke ai me gure,
Nuk me mori vesh kurre,
Une trokes ai kembores,
sherrin e mbajme dora dores.

Nuk pushojme dite e nate,
u mesuam me shamate,
Do me duket i semure,
Ne pushofte kjo katrahure.

E nis une nje shaka,
var turinjte per gje se ka.
thua eshte cilimi i vrari,
e harron sa vjec vajti.

Me eshte bere europjan,
Gjemon shoqet ku i ka,
harron se ka grua ne shtepi,
Se c’ma plasi kete melçi.

Kafe, lloqe, muhabet,
Vjen ne shpi veç uluret,
Po dhe une si le per prapa,
Ai nje ,,une njezet nga mbrapa!

Shoke ,njeri jam e une,
me s’durohet ai per burre,
E zeza un cpo heq,
Sot e fal …ai neser me keq.

Kam vendosur te ndryshoj,
ti bej rreng e ti bej loje,
do gjej ndonje shok aktor,
te me luaj ndonje rol.

Te behet si shoku im,
Do ta marr ne shtepi,
Te pi kafe muahabet
te vije e te me shohe
ja te vdese …a ja te ndrroje!

SHPETIM

Ne kte kohe …bushter kohe
e kote te besosh,
Kur shoku behet hipokrit,
Ku njerzit vrasin dashurite,
ku miku ne shpine te ngul thike,
Rrotull te sillen pabesite,
Kush e kush te te nxjerre syte…
E t’i gezohet territ tend!
Pa arsye e shkak,te hedhin ne flake,
Mendjen te perdhunojne me fjale pa kuptim,
Endesh ne skuta te pamerituara…si viktime.
…ankushim i shpirtit,ky denim,
qe persekuton njerine qe ka mbetur njeri !
Lum kush shpeton e fiton,nga kjo bushter kohe…
Zgjidhja?!
Te mbijetosh …vetveten mbaj mik e shok,
se njerzimi ka humbur nocion per jeten
Fatkeq te shekullit tone mbetem…
Shpetim kerkoj…VETEM