Nga Nikollaq Neranxi: Pushteti kriminal grabit dhe shkatërron gjithcka me VKM (Vendim i Keshillit te Ministrave)

Para pak javesh, kur ndodhesha diku nga Italia e jugut per nje panair, takoj nje mik italian i cili po me fliste per nje kerkese te re qe vinte nga SHBA. Atje kishte nisur nje tendece e re per te patur peme ulliri shekullore ne oborret e tyre dhe ishin gati te paguanin shifra te kripura per kete peme te bekuar. Italia e jugut eshte e mbushur me ullishte por direktivat e vendeve te BE ishin te tilla qe nuk te linin te nxirrje jashte vendit asnje peme ulliri shekullor. Shteti i ka te gjitha te inventarizuara. Menjehere mu kujtua shteti yne rrumpalle dhe hajdut. Pak kohe me pare, ne Himare per te bere nje rruge, u shkulen me qindra peme ulliri shekullore dhe u bene dru zjarri. Pronari nuk mori asnje lek demshperblim, sepse banditet ne pushtet nuk japin certifikata pronesie. Pak dite me pare, me nje VKM kerkohej shpronesimi i disa ullishteve me peme shekullore ne Qeparo. Duke patur certifikatat e pronesise, pronaret do marrin ca para dhe a e dini sa? 200 leke per nje meter katror ullishte!!!!!! Kjo ndodh kur nje vend nuk drejtohet nga politikane por nga kriminele! I bej thirrje banoreve te Qeparoit qe te reagojne dhe mos ta pranojne kurrsesi kete grabitje me VKM. Te ngrihen ne protesta masive si dhe te cojne ne gjyq pushtetin kriminal qendror dhe vendor. Duhen bere me urgjence keto veprime qe te shpetojne pronat e tyre shekullore dhe ullishtet qe cdo vend normal i ruan si nje pasuri e cmuar.

Fotografia e Nikollaq Neranxi

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments