Aktualitet

Ish ministri tjetër i diktaturës i tregon dhëmbët protestës së opozitës.

Kryetari i Grupit të PS, Gramoz Ruçi, ka reaguar sot nga protestës së opozitës dhe bojkotit të Kuvendit prej saj prej mëse një muaji.

“Kjo që po ndodh tani është përpjekje për të destabilizuar vendin, – ka deklaruar ai.

“Pas një muaji duhet të zgjidhet Presidenti, – tha Ruçi, – por ka nga ata që nuk e duan këtë dhe ky është fillimi i një krize. U hodh mbrëmë nga “çadra”, teza që të mos ketë zgjedhje!

Kjo do të thotë që në muajin shtator t’i mbarojë mandati parlamentit aktual!

Kjo do të thotë që Shqipëria të ngelet pa parlament, pa qeveri dhe kjo është kriza!

Kjo qe po ndodh tani është përpjekje për destabilitet!

Ne e kemi provuar destabilitetin në vitin 1997, në kohën e piramidave. Por pushtetin ta jep elektorati. Eshtë koha që të votojmë për zgjedhjen më të mirë dhe jo sipas oreksit të partive”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?