Gazetari shpërthen ndaj Ministres Kumbaro. Ja emri i tij.

0

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vetëm pak orë më parë ka bërë një postim në “Twitter” në lidhje më kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin.  Duke bërë “share” një shkrim për kryebashkiakun e Tepelëns  znj. Kumbaro shkruan:  Tërmeti i vërtetë si tërmeti dhe bio për komunitetin, Tepelenë ç’e pate fat.

Edhe këtë radhë gazetari më simpatik dhe më i dashur për publikun i “News 24” z. Bledian Koka ndryshe nga gazetarët e tjerë të “mëdhenjë” ka reaguar , ku shprehet se ministrja e kulturës adhuron Tërmet Peçin, publiçitarin e Tepelenës. Sipas tij të nisësh ditën duke adhuruar modelin e Tërmetit duhet të kesh mungesë të theksuar turpi dhe karakteri, dhe kur të mos mjaftojë kjo duhet t’i shtosh edhe pak paftyrësi.

Ja se çfare shkruan ai ne statusin e tij:

 

Termeti 8 ballësh… Ngrihesh në mëngjes dhe e para gjë që lexon në Facebook është ministrja jote e Kultures që adhuron Termet Publiçitarin e Tepelenës. Ajo ministrja që ende s’ka thënë një fjalë për djegien e Bibliotekës Kombëtare, qenka lumturuar me pllakat majolike të ngulura në zemër të Kalasë së Tepelenës si sytë e vet. Ta nisësh ditën duke adhuruar modelin e Tërmetit duhet të kesh mungese të theksuar turpi dhe karakteri, dhe kur të mos mjaftojë kjo duhet t’i shtosh edhe pak paftyrësi… Ndoshta është kjo arsyeja që ministrja më e paaftë që ka ky palo kabinet mbijeton, sepse një arsye normale nuk do të impresionohej që në sabah nga rrëfimi publiçitar i një njeriu që e pranon edhe vete, që nuk e ka idenë se për çfarë flet.

p.s…omg cfare kemi bere te merituar kete?!…”?

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author