Florian Binaj: Dashuria ime për bashkëshorten dhe “Portokalli”

Florian Binaj është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar e në 13 vite karrierë ka fituar jo vetëm duartrokitje nga fansat por edhe simpatinë e tyre.

I realizuar jo vetëm në karrierë por edhe në familje, Flori është babai dy fëmijëve të mrekullueshëm, Krena dhe Glauk të cilët ja kanë bërë jetën akoma edhe më të bukur aktorit të Portokallisë.

I quajtur shpesh herë si artist shumëdimensional, Flori i ka rrëfyer shpeshherë pasionet e tij për degë të ndryshme të artit e sportit si piktura, aktrimi, muzika, noti apo dhe udhëtimet.

Binaj ka qenë i ftuar në emision “Pa Filtër” në “T” ku ka treguar më shumë për jetën e tij mes familjes dhe punës si aktor.

Dashuria zë një vend të veçantë në jetën e gjithsecilit dhe Flori nuk i ka kursyer fjalët për të dashurën e tij të zemrës me të cilën fillimisht është njohur në bankat e shkollës, në Liceun Artistik.

“Sa e pashë, thashë “Uaaa, po kjo?” Pastaj, dëgjova një zë të brendshëm që më fliste “Kjo është.” Kështu u lidhëm dhe sot numërojmë bashkë po aq vite sa ka edhe “Portokallia”, pothuaj kemi nisur në të njëjtën kohë.”- është shprehur Flori.

Fëmijët janë kthyer në motivin e jetës për të dhe aktori tregon se në shumë gjëra ata janë pasqyrë e tij. Si të gjithë baballarët dhe ai dëshiron që fëmijët e tij në një të ardhme të jenë sa më të realizuar por që ta shijojnë plotësisht çdo periudhë të jetës.

“Unë kam qejf që Krena t’i provojë të gjitha zhanret, sportet, aktrimin, imitimin, notin, bi?ikletën… Dua t’i provojmë bashkë sa më shpejt, sepse dua që të shijojë ?do gjë si fëmijë, si? kemi bërë edhe ne dikur, larg tekonologjisë dhe botës virtuale…”- ka thënë aktori./Blitz.al/