DASH: E gjithë Shqipëria në 2 vjet u kanabizua

Aktualitet

Më tre mars të vitit 2016, kryeministri Edi Rama i bënte jehonë Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Drogën, duke e quajtur më të mirin në një çerek shekulli.

“Raporti më pozitiv i Departamentit të Shtetit në 25 vjet për arritjet e vendit kundër drogës. Një inkurajim për më tutje në drejtimin e duhur”, shkruante kreu i qeverisë në profilin e tij në facebook.

Me dhjetëra herë të tjera po gjatë vitit 2016, kur opozita e akuzonte vazhdimisht në parlament për kanabizimin e Shpërisë, Edi Rama u tundte para syve raportin DASH deputetëve të saj.

Por çfarë shkruhej në raportin që u kthye në refren të kryeministrit në përballjen me opozitën?

“Shqipëria është shfaqur si një burim i rëndësishëm i marijuanës dhe si një pikë tranziti për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregjet evropiane. Numri i konfiskimeve të drogës dhe arrestimeve është rritur në mënyrë dramatike në vitin 2014. Kjo mund t’i atribuohet rritjes së bashkëpunimit mes partnerëve rajonalë, sidomos me njësitë e e vëzhgimit policore të Italisë, të kombinuar me një angazhim më të madh për t’u përballur me prodhimin dhe trafikimin e drogës nga udhëhqësit politikë dhe drejtuesit e policisë, çka çoi  në një rritje të operacioneve në mbarë vendin. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, kimikate apo drogave sintetike”.

[Albania has emerged as a significant source country for marijuana, as well as a transshipment point for cocaine and heroin destined for European markets. The number of drug seizures and arrests increased dramatically in 2014. This can be attributed to enhanced cooperation between Albanian and regional partners, especially with Italian Police surveillance units, combined with a greater commitment to confront drug production and trafficking by Albania’s political and law enforcement leaders, which led to a nationwide surge in enforcement operations. With the exception of cannabis, Albania is not a significant producer of illicit drugs, precursor chemicals, or synthetic drugs. The Government of Albania does not maintain drug-use prevalence statistics. Except for marijuana, illegal drug use does not appear to be common.]

Raporti i botuar në mars të vitit 2016 pasqyronte Shqipërinë e vitti 2015. Rezultatet e tij vinin pas operacioneve në Lazarat dhe në Malësinë e Madhe. DASH vlerësonte me të drejtë vullnetin e qeverisë shqiptare për të luftuar kultivimin e kanabisit, pas në maj të vitit 2015 policia arriti për herë të parë të vinte nën kontroll Lazaratin, që mediat e huaja e quanin si kryeqyteti europian i kanabisit.

Por një vit më vonë, DASH pasqyron një tjetër Shqipëri. Raporti i botuar një ditë më parë (shih të plotë raportin më poshtë në rubkrikën lajme të lapsi.al) është një ndër më kritikët dhe më alarmantët në histori. Ai flet për shtim të plantacioneve me kanabis dhe shpërthim të kultivimit në mbarë vendin.

“Shqipëria mbetet një burim burim i rëndësishëm për marijuanën dhe një rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën e destinuar në tregjet europiane. Ndërsa autoritetet shqiptare raportojnë një numër në rritje të arrestimeve dhe të shkatërrimit të plantacioneve në vitin 2016, ka gjithahtu raportime për rritjen e kultivimit të kanabisit brenda vendit. Autoritetet shqiptare kanë vazhduar bashkëpunimin rajonalme njësitë italiane policore të mbikqyrjes dhe numri i fluturimeve të vëzhgimit të drogës është rritur nga një vit më parë. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, kimikateve apo drogave sintetike.

[Albania remains a significant source country for marijuana, as well as a transit route for cocaine and heroin destined for European markets. While Albanian authorities reported an increase in arrests and destruction of cannabis plantations in 2016, there were also reports of increased cannabis cultivation within the country. Albanian authorities continued regional cooperation with Italian Police surveillance units, and the number of drug surveillance flights increased from the previous year. With the exception of cannabis, Albania is not a significant producer of illicit drugs, precursor chemicals, or synthetic drugs. The Government of Albania does not maintain drug-use prevalence statistics. Except for marijuana, illegal drug use does not appear to be common.]

Po të shohesh dy raportet, ajo që vihet re është fakti se edhe DASH konstaton rritje të kultivimit të kanabisit në mbarë vendin. Ai përmend edhe gjetjet e Guardia di Finanza për mbi 2 mijë plantacionet me kanabis. “Fluturimet e mbikqyrjes së Guardia di Financa identifikuan 2,086 plantacione me kanabis dhe kanë matur një rritje 5-fish të nivelit të përgjithshëm të kultivimit.”

[Italian Guardia di Finanza surveillance flights identified 2,086 suspected cannabis plantations and also measured a fivefold increase in the overall level of cultivation].

Në dy vjet, siç theksohet në raportin e DASH kultivimi është pesëfishuar. Në Shqipëri opozita jep të dhëna të tjera, pasi ashtu siç ka sqaruar edhe Guardia di Finanza, fluturimet e saj kanë monitoruar vetëm 17 % të sipërfaqes së Shqipërisë.

Terrenet malore janë përjashtuar nga monitorimi. Por pjesa më e madhe e drogës, përveç lumit të Vlorës, është mbjellë në 2016 në malësinë e Krujës, në atë të Tepelenës, në zonat e thella të Shkodrës, Pukës, Dibrës, Ersekës, etj.

Raporti i DASH për 2016, ndryshe nga ai i 2014 jep të dhëna për disa ton marijuanë të kapur në Itali.

Për herë të parë DASH e rendit Shqipërinë në listën e vendeve ku pastrohen paratë e pista, kryesisht ato që vijnë nga trafiku i drogës.

Në dy vjet DASH tregon një Shqipëri tjetër. Krejt të ndryshme nga ajo e vitit 2014 ku flitej për vullnetin e qeverisë për ta luftuar kultivimin dhe trafikun e drogës.

Mediat botërore shkruajnë po ashtu se në dy vjet Shqipëria u shndërrua në kryeqytetin e kanabisit, me prodhim të rritur disa herë dhe me trafikun e rikthyer masivisht me gomone e kamionë drejt Italisë e Greqisë.

Kryeprokurori i antimafias së Barit lëshoi alarmin një vit më parë kur tha se Otranto ishte shndërruar në Autostradën e Drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Dhe të gjitha këto kanë ndodhur në kohën kur policinë e drejtonte ministri “kampion” i Edi Ramës, Saimir Tahiri, i cili vazhdon të flasë për transformim të policisë dhe vendit edhe në takimet elektorale që sapo ka nisur në Tiranë pas shkarkimit nga detyra. Një nga versionet mbi arsyet e shkarkimit është edhe kërkesa e ambasadës amerikane pikërisht për shkak të kanabizimit të vendit dhe rrezikut të përdorimit të parave në zgjedhje siç deklaroi ambasadori i OSBE, që foli për 2 miliardë euro para të pista me të cilat mund të blihen deputetë. Raporte të tjera të shërbimeve të inteligjencës flasin për implikim të drejtuesve të policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Saimir Tahiri nuk e ka komentuar raportin e DASH, ndryshe nga sa bënte dy vjet më parë (shih video poshtë në faqen e lapsi.al)

As Edi Rama nuk ka bërë asnjë koment. Atë kohë ai fliste për suksese që po arriheshin e duheshin arritur. Tani, në përfundim të mandatit, ai po përsërit rëndom sloganin “që ka ende shumë punë për të bërë”. Por me drogën, siç rezulton edhe nga raporti i DASH, puna e bërë është ajo e kanabizimit të të gjitëh vendit me 5-fishim të sipërfaqes. Nëse duhet t’i besojmë sloganit të Ramës, kultivimi i kanabisit do të njohë rekorde të reja. /Lapsi.al