Kuvendi shkarkon Enkeleda Shehi-n. LSI voton sërisht kundër PS-së

Aktualitet

Pas debatesh të shumta Kuvendi ka shkarkuar kreun e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) Enkelejda Shehi.

Shkarkimi është bërë më 55 vota pro dhe 20 kundër.

Të pranishëm i ishin vetëm partitë e koalicionit qeverisës dhe 2 deputetët e Libra-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Kjo është hera e dytë që LSI voton kundër këtij shkarkim, duke shfaqur haptazi qëndrime të kundërta me PS-në.