Aktualitet

Deputeti italian kërkon hetim të qeverisë. Ku përfunduan 1300 kontenierët me lëndë kimike në Shqipëri?

“Pa dijeninë e askujt gjatë vitit 2016 ka ndodhur një trafik i frikshëm i plehrave ku është përfshirë vendi ynë (Italia shën. Redaksia) Shqipëria dhe Maqedonia, për një total prej 28.600 tonelatash mbetjesh që duket se janë të rrezikshme dhe që tani askush nuk e di se ku kanë përfunduar”.

Fjalët janë të deputetit italian Riccardo Nuti i Lëvizjes 5 Yjet të Bepe Grillos, i cili kërkon nisjen e një hetim parlamentar për 1300 kontejnerët e mbetjeve të zhdukur në Shqipëri, duke kërkuar shpjegime nga qeveria dhe në radhë të parë nga kryeministri italian.

“Fshehurazi të gjithë, një trafik i frikshëm mbetjesh më 2016 ka përfshirë vendin tonë, Shqipërinë dhe Maqedoni, me një total prej 28 600 tonë mbetjesh, me shumë mundësi edhe të rrezikshme, të cilat askush nuk e di se çfarë fundi kanë pasur”, thotë Nuti.

“1300 kontejnerët plot me mbetje janë nisur nga Gioia Tauro dhe duhej të mbërrinin në Shkup, por autoritetet maqedonase kanë mohuar që ato të kenë kaluar kufirin me Shqipërinë. Ndaj ekziston rreziku konkret që të jenë groposur para mbërritjes në landfill, siç dyshon edhe Prokuroria Anti-Mafia, e cila, bashkë me kolegët shqiptarë, po drejton hetimet”.

Jo rastësisht parlamentari italian u ka dërguar letra zyrtare edhe ambasadave shqiptare e maqedonase në Itali. “I kemi shkruar edhe prefekturës së Frosinones, meqenëse impianti i Shkupit menaxhohet nga një  firmë italiane, ndonëse një raport investigativ ballkanik thotë se kjo firmë nuk ka përvojë në këtë sektor”.

“Është e nevojshme që qeveria, edhe në raportet institucionale dhe me ambasadat, të hedhë dritë mbi këtë rast të errët, që jo rastësisht ka sjellë edhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm shqiptar, përgjegjës për kontrollet e nevojshëm”, përfundon Nuti.

Marrë nga Ottopagine.it – Përgatiti: SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?