Barcelona nënshkruan me 11-vjeçarin që po ‘çmend’ botën. Video
Drejtori ekzekutiv i skuadrës braziliane Gremio, Nestor Hein ka konfirmuar se talenti Emanuel Ferreira do të nënshkruajë me klubin e Barcelonës.
11-vjeçari i cili njihet me pseudonimin Manu është një ndër talentet më të mëdhenj në Brazil dhe konsiderohet si e ardhmja e Barcelonës, shkruan tabloidi britanik “The Sun”, transmeton SYRI.net.
Mediat më të mëdha ndërkombëtare nuk kanë nguruar ta krahasojnë atë me Lione Messin apo edhe Ronaldinhon që më parë që qenë pjesë e skaudër braziliane të Gremios.
11-vjeçari tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në Katalunjë ku duhet shumë punë dhe kohë për të kuptuar realisht nëse ai do të bëhet një lojtar i madh apo do të jetë një yll që shkëlqen përkohësisht. / SYRI.net /