Zjarri në Bibliotekën Kombëtare djeg librat e periudhës ruse. Do Zoti janë djegur dhe veprat e diktatorit

Aktualitet

Pas ndërhyrjeve të zjarrfikësve u bë e munduar neutralizim i flakëve, ndërsa mësohet se janë dëmtuar vetëm disa libra të periudhës ruse.

Zëvendës ministri i Kulturës, Zef Çuni i pyetur nga gazetarët tha se materialet e djegura nuk ishin të ndonjë rëndësie të veçantë.

Zef Çuni: Kemi hartuar edhe projektin e rikonstruksionit të Bibliotekës Kombëtare, e cila do të ketë një sistem alarmi shumë më të përsosur sesa ky që kemi.

Pyetje: Janë shuar flakët?

Zef Çuni: Po po patjetër janë shuar

Pyetje: Ka ndonjë dyshim nga se është shkaktuar?

Zef Çuni: Ka ndodhur nga sistemi elektrik

Pyetje: Janë dëmtuar dokumentat me vlerë?

Zef Çuni: Jo absolutisht, vetëm disa libra të periudhës rusë, mesa thonë specialsitët e bibliotekës

Zef Çuni: Nuk ka dëme të mëdhaja sepse është shuar menjëherë nga zjarrfikëset sepse sistemi i alarmit ka funksionuar menjëherë dhe nuk ka dëm shumë të madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *