Senatorët Amerikanë: Soros dhe Ambasada e SHBA bënë Reformën në Drejtësi për Ramën. Letra

Aktualitet

Gjashtë senatorë amerikanë kanë vendosur që bëjnë një letër për sekretarin e shtetit në SHBA, Rex Tillerson, duke i kërkuar që të hetojnë aktivitetin e manjanit Xhorxh Soros dhe aktivitetet e tij. Sipas senatorëve, paratë e popullit amerikan janë përdorur nga Sorosi për të rrëzuar qeveri dhe për të ngritur në pushtet njerëzit e tij.

Në letrën e nënshkruar nga senatorët vihet theksi te Reforma në Drejtësi e bërë në Shqipëri nga Fondacioni Soros dhe Ambasada e SHBA-së, e financuar pikërisht me paratë e manjanit.

Letra është nënshkruar edhe nga Senatorët Inhofe (Republikan, Oklahoma), Tillis (Republikan, North Carolina), Cruz (Republikan, Teksas), Perdue (Republikan, Georgia) dhe Cassidy (Republikan, Louisiana).

“Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto “reforma”kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.

Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe për rritjen e fuqisë së grupeve kriminalë dhe të trafikut të drogës në vend”, thuhet në letrën e bërë publike dhe të firmosur nga 6 senatorë të SHBA-së.