Përgjigjet organizatori i koncerteve: Lekët t’i dhashë, por t’i doje…

Stil/Jetë

Sipas këngëtares së njohur, Ari Kasapi ai nuk ia ka shlyer pagesën që i takon në bazë të performancës së saj në koncert dhe iu ka bërë thirrje kolegëve të saj që të mos bien pre e mashtrimeve të tij.

Ndërkohë ky i fundit ka reaguar përmes një prononcimi për gazetën “Express”, duke mohuar akuzat dhe shprehet se pagesa është kryer, por pas këtij momenti, këngëtarja ka kërkuar gjëra të tjera. Sipas tij kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me rrugë ligjore.

“Unë jam këtu dhe nuk jam fshehur, ajo lekët i mori por pretendonte gjëra të tjera. Megjithatë këtë do ta zgjidhë Gjykata e Lartë,”- shprehet ai duke bashkangjitur edhe fotot me këngëtaren. (BW)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *