Nga Kreshnik Osmani: Qëndrimi i Partisë Shqiptare “Atdheu” lidhur me krizën politike të krijuar në vënd!

Zhvillime delikate ndoshta dhe te rrezikshme rajonale dhe nderkombetare, sipas te gjitha gjasave do te pamundesojne zhvillimin e zgjedhjeve te 18 Qershorit ne Shqiperi ne afatin e tyre kushtetues, pavaresisht arsyetimeve te paraqitura publikisht nga pozita dhe opozita. Edhe nese do te kryhen zgjedhje ato do te prodhojne me shume krize sesa zgjidhje, sepse korentet politike qe po perplasen “underground” ne Ballkan nuk ka gjasa qe askush prej tyre te terhiqet nga pozicioni luftarak. Kerkohet “koka” e Rames me çdo çmim dhe koken e tij po perpiqet ta ofroje dikush qe realisht nuk e ka ate ne dore. Cilido qofte rezultati i kesaj perplasjeje nuk duhet dhe nuk mund te pranojme te dobesojme pozitat e Tiranes politike ne keto dite te veshtira dhe vendimtare edhe per shqiptaret ne Kosove, ne Maqedoni dhe jo vetem. Jo rotacionit politik te investuar nga jashte. Po nje formule politike konsensuale qe prodhon zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe qe respekton çdo miligrame frike te kampit opozitar. Partia Shqiptare “Atdheu” po vlereson seriozisht mundesine e mospjesmarrjes ne nje pale zgjedhje qe nuk respektojne standartet per zgjedhje te lira dhe te ndershme si e vetmja autoklave ne te cilen mund te kryhet me sukses “sterilizimi” i Reformes ne Drejtesi si reforma me madhore dhe me strategjike qe duhet kryer me shpejtesi dhe pa humbur kohe. Partia Shqiptare “Atdheu” nuk gjen dhe nuk ka per te qene kurre ne kerkim te “tradhetareve” brenda anetaresise se Kombit sado te thellohet kriza politike ne vend, megjithate ajo nuk ka per te qene kurre makiazh politik per asnje force politike qe nuk e ka vullnetin politik per te kuptuar seriozisht situaten delikate dhe te rrezikshme nepermjet te ciles rrugetojne sot fatet e Kombit. Klima e acaruar ne vend dhe mungesa e dialogut politik mund ta thellojne krizen edhe me shume ne ditet, ne javet dhe ne muajt ne vijim dhe partite e vjetra do te mbajne pergjegjesi perballe historise dhe shqiptareve per demet e shkaktuara ndaj interesave strategjike te Shqiperise dhe te shqiptareve. Partia Shqiptare “Atdheu” gjykon se retorikat nacionaliste qe i degjojme nga segmente politike prane Qeverise nuk jane te shendetshme dhe kane per qellim te makiazhojne deshtimin e brendshem politik me qellim kerkimin e votes emocionale dhe te asaj nacionaliste. Keto dhe te tjera mendime qe kane nevoje per konfidencialiet politik une ia kam percjelle personalisht kryeministrit Rama ne nje takim te pak koheve me pare te kryer me te.
Perfundimisht, pa Opozite nuk ka zgjedhje dhe çdo zgjidhje pa Opoziten brenda eshte e manget, e çalë dhe e pakuptimte!

15 Mars 2017