Adoleshenti tenton të vrasë babanë me çifte

Aktualitet

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhoc të Kukësit, ku A. Shahu, vetëm 16 vjeç, ka drejtuar armën e zjarrit drejt të atit 40-vjeçar në shtëpinë e tyre.

Sipas policisë mes at e bir ka pasur fillimisht konflikt verbal pasi djali i ka kërkuar para të atit. Ndërkohë dhe vetë babai, Krenar Shahu, 40 vjeç është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Në shtëpi iu gjet një armë zjarri tip pushkë, 5 krehëra me 70 copë fishekë, pa leje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *