Sokrat Turtulli/ Poezi

Poezi

HIJET E SE DIELES

Si s’pashe kembe njeriu,

nje njeri te gjalle,

dhe ne Metropol,

mire ne lagjen time

qe eshte provincial?!

 

 

Shikoja vetem hije

qe ecnin ne kembe.

Nuk di nga vinin hijet.

Nuk mora vesh ku venin.

Dhe une

kthehesha ne hije.

Kisha peshe te rende,

me therrte ne shpirt…

Po sa mire qe rrugen

hijet po e gjenin,

hije ne erresire,

hije dhe ne drite.

 

Hijet me makina iknin si sketerra.

Hijet qe benin hije ne parqe, shetitore.

Dhe hijet, sa cudi po ngrinin gradacela!

Hije vetem hije…

Me thoni ku te shihja nje buzeqeshje njerezore?

 

 

Hijet vrisnin hijet me mostrat seriale,

U cmenden hijet tona ne rruge e rrugica,

Kur dielli nxin e ftoh, dhe kur djeg si zjarr.

Nje oqean resh te zeza krijojne hijet e pista.

 

Hijet kacafyten ne nje kacafytje te ndyre.

Hijet buzeshushunja qe thithin vetem gjak.

Hijet nuk kane forme, nuk kane as fytyre.

Hije…

Kjo kohehije nuk di sa do zgjase.

 

ME PUTH SI DIKUR

Me digj, Me puth, Me zhduk.
Ne te dua-n e pare, goja ime ishte nje shkretetire… Shija e apokalipsit,
ndersa ti nje pike, sa det ne ate pike?!
Madje e lodhje etjen time… Lekura ishte barriere,
megjithate e digjje mishin tim prej kripe dhe mjalti
dhe endrrash kanibale, delikate.
Lodhe etjen time,
digje mishin tim,
behu mbajtje e pritjeve.
Per shume kohe
jam dehur me mungesen time,
duke e kujtuar qetesi.
Tani me rri mbi trup nga gishtat e tu,
sepse eshte e pamundur
te te prekesh ose te te kesh
pa te perkitur gjithmone,
mbi te gjitha,
sonte…
Me puth,
Me digj,
Me zhduk.
Sonte ne heshtjen e mishit
dhe jetes,
cdo perqafim krijon dhoma ekstazash,
intesitetesh intime,
si atehere kur mbeshtesje gojen tende mbi timen
dhe me sheroje cdo plage,
si atehere kur me ty cdo here
ishte hera e pare e cdo gjeje,
kur luanim dhe i qeshnim jetes
pa imagjinuar se jeta me pas
do te kishte qeshur fort me ne…
duke na ndare.
E KENI PARE DHE NDJERE

E keni ndjere kengen e rrabeckes, heret ne mengjes,

Po eren e bukes se pjekur ne sac,

Djersen shkume te kalit me ngarkese,

E keni pare nen gur gjarperin te mbledhur kutullac?

 

 

E keni ndjere flokun e bores,shtrire gjere e gjate mbi parvaz,

E keni pare gershetimin e tymrave qe oxhaket nxjerrin aq krenare,

Vallen dehese te flokeve te saj gjithe gaz,

Ulerimen rrenqethese te miut kur e ze nje nuselale?

 

E keni ndjere feshferimin e gjetheve ne pyllin hijerende,

Ate bisede mistike netore qe te mbush me frike.

Kurorat e tyre qe hena i lyen me boje te argjendte,

Dhe fshehurazi ne zemer iu leshon nga nje tufe drite?

 

E keni ndjere si gufon shpirti kur femija leshon” Uaaa-ne e pare,

E keni ndjere dashurine e nenes sa nje det,

E keni ndjere si gufon shpirti kur degjon kollen e gjyshit neper shkalle,

Kur koken ta merr gjyshja e ta perkedhel ne preherin e vet?

 

E keni pare driten ne rrugen pa rrugedalje,

Si thur endrra kur je pa shprese dhe i pagjume…?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *