Romët dalin nga Kryeministria dhe i bashkohen Çadrës. Rama është mashtrues

Kurrë më parë, egjiptianët dhe romët e Shqipërisë nuk kanë patur një parti krejtësisht të tyren. Kurrë me parë nuk kanë patur as mundësi, as shpresë e as aspiratë për të qenë komunitete të përfaqësuara. Kjo ka ndodhur sepse ne si komunitete kemi patur një histori të trishtë harrese, diskriminimi, keqtrajtimi, paragjykimi dhe varfërie ekstreme.

Pak, shumë pak prej nesh nga egjiptianët dhe romët e Shqipërisë, ia kanë dalë mbanë të tejkalojnë pragjet shtypëse të marxhinalizimit dhe të jetojnë si të integruar, mirëshkolluar dhe me dinjitet. Edhe pse kemi qenë kontribues thelbësore në të gjitha fushat e zhvillimet historike, politike, kulturore, institucionale, etj, në këtë vend, rrallë ose asfare na është njohur ky kontribut.

Egjiptianët dhe romët janë ende dy komunitete që jetojnë në kushte skandaloze të denuar nga diskriminimi dhe varfëria. Politikat sociale dhe ato integruese të ndermara nga të gjitha Qeveritë e këtyre 27 viteve, kanë qenë të pamjaftueshme, pothuajse të pandjeshme fare sepse nuk kanë qenë serioze, përmbajtësore dhe zhvillimore.

Komuniteti egjiptian ende nuk ka një njohje të veçantë dhe ligjore si i tillë. Rendom, në dokumentet dhe strategjitë zyrtare të shtetit shqiptar, komuniteti egjiptian përfshihet se bashku me komunitetin rom si te jenë të njejte. Por jo. Ne kemi të njejtat halle, të njejtat problematika, të njëjtën parti politike që është PEISH – Partia per Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë, por jo të njëjtin identitet. Për ne identiteti është me rëndësi madhore.

Diskriminimi dhe varferia kanë qenë një peshë e rëndë mbi kokat tona duke na cenuar rëndë identitetin dhe kurajon për të qenë çfarë jemi për shumë e shumë vite. Sot që ne kemi filluar të kemi studentet dhe të diplomuarit tanë, sot që kemi filluar të kemi dëshirën dhe vizionin dhe pasionin për përfaqësim e lartesim të merituar të dinjitetit njerëzor, ne nuk mund të pranojmë e as të lejojmë të na zhbëhet identiteti. Kush është egjiptian – është egjiptian. Kush është rom – është rom. Dhe të tillë duhet të njihemi edhe nga shteti shqiptar, egjiptianët si egjiptianë e romët – si romë.

Kur para 2 vjetesh ne krijuam PEISH-in – Partinë per Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë, ne vendosëm të krijojmë shtëpinë politike ku egjiptianët dhe romët do të gjejnë mundësinë dhe fuqinë për të siguruar e për t’u përpjekur së bashku, që të fitojmë dinjitetin tonë, të drejtat tona, përfaqësimin tonë të merituar. Vetëm 3 muaj pasi ishim krijuar si parti politike e egjiptianëve dhe romëve të Shqipërisë, ne vendosëm natyralisht t’i bashkoheshim Koalicionit Qeverisës të drejtuar nga Edi Rama dhe Ilir Meta. Them natyralisht, sepse problematikat dhe çështjet tona si dy komunitete të diskriminuara që jemi, kanë nevojë të jenë të adresuara në veshë miqesore dhe dashamirës qeveritarësh dhe njerëzish që drejtojnë institucione.

Ne donim zgjidhje të buta dhe bashkëudhëtuese nëpërmjet përfshirjes sonë në Koalicionin e Shumicës Qeverisëse. Çfarë ndodhi?

Po të kishte ndodhur asgje, ndoshta do të vazhdonim të qendronim aty ku ishim si parti politike aleate me PS dhe LSI. Mirepo Qeveria Rama dhe politikat e saj represive, antisociale, arrogante dhe arbitrare, ranë mbi komunitetet tona si male me halle të mëdha që po na e rëndojnë cdo ditë e më shumë jetesën tonë. Shtetbërja e Edi Romës, erdhi mbi ne si një tajfun ligësie që na hoqi edhe karrocat e punës për të mjerët tanë që me ato karoca siguronin bukën, edhe tendat e çadrat e barakat ku banonim, edhe çdo mundësi e ndihmë.

Nuk po them se ne jemi kundër shtetberjes si koncept. As po them se ne duam që qytetet tona të vazhdojnë të jenë të mbushura nga karroca arkaike rrugëve dhe baraka e ndertime pa leje andej e këndej. Aspak. Por po them se ne si komunitete vuajmë dy herë  Ne vuajmë edhe diskriminimin edhe varfërinë . Kështu që kur shtetberja represive vjen mbi ne, na fundos, na mbyt, na zhyt ne mjerim e vuajtje te pamata.

Si mundet që një Qeveri që e mbush Shqipërinë me kanabis, Kuvendin me kriminele, institucionet me njerez arrogante e plackites, vjen dhe e bën shtetin aty poshtë ku jeton ai egjiptiani apo romi qe siguron bukën e gojës duke mbledhur kanoce, duke bërë shërbime me karroca të modifikuara, apo duke mbuluar koken me çadra a baraka te trishta? Si mundet që kjo Qeveri, nuk ben asgje per t’i integruar këta njerëz që u perkasin këtyre dy komuniteteve që vuajnë dy herë, edhe nga diskriminimi edhe nga varfëria?!

Si mund tu thuash egjiptianëve dhe romëve të Shqipërisë, se po nuk paguan dritat do hyjnë në burg, po vunë dy tjegulla pa leje do hyjnë në burg, po dolën me karoca punë do hyjnë në burg, po mblodhen kanoce do hyjnë në burg? Po duam ne, duam me gjithe shpirt që të jemi edhe taksapagues të rregullt, edhe pagues dritash të rregullt, edhe punëtorë të rregullt, edhe zbatues të cdo rregulli e ligji me rigorozitet e përgjegjshmëri maksimale. Por a e dini ju, se ne jemi të perjashtuar fare nga shoqeria? A e dini ju cdo të thotë të jesh i diskriminuar, i shtypur, i vecuar, i mjerë, i vuajtur? Ja kjo ka ndodhur me ne. Kjo Qeveri të cilës ne i besuam si aleate, me politikat e saj antisociale, në vend që të na integronte e mbështeste me politika sociale e zhvillimore na grushtoi rëndë duke na bërë më të mjerë, e më të ndëshkuar. Edhe politikisht, ne si Parti kishim firmosur me PS, një marreveshje ndryshe nga cdo parti tjetër, nëpërmjet të cilës kërkonim hapesira trajtimi me punësim si politika integruese për keto dy komunitete të diskriminuara, në raportin 1 i punësuar për cdo 100 vota të fituara nga PEISH – Partia per Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë.

Në 2 vjet, asnjë, absolutisht asnjë i punësuar nga PEISH . Nuk kërkuam kurrë asgjë joligjore apo jashtë kritereve ligjore për njerëzit tanë . Kërkuam respektimin e një marrëveshjeje të ndershme politike që do të siguronte mundësi integrimi dhe përfaqësimi per 2 komunitete të diskriminuara, marxhinalizuara, që janë edhe minoritete. Asgje. Aq të shurdhët u treguan këta me ne, saqë shpesh na dukeshin edhe si paragjykues e racistë, që nuk donin fare te na kishin pranë.

Edhe studenteve tanë që u perkasin dy komuniteteve tona, u shkaktuan telashe të mëdha me kuotat dhe bursat që u takojnë me ligj. Keta na kthyen serish tek poema e mjerimit migjeniane. Ndaj ne vendosëm t’i bashkohemi Lulzim Bashes, sepse e ndjejme që aty në sheshin e lirisë , bashkë me Opozitën, do luftojmë së bashku për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një qeverisje dhe nje Republikë të re, ku qytetarët janë fuqia e vertete e ku të drejtat dhe dinjiteti njerëzor janë ligji mbi cdo ligj. Iu bashkuam Lulzim Bashës, sepse duam t’i behemi krah atij në këtë betejë të drejtë, që nesër të jemi bashkë udhëtar me të në Republikën e re, si një Republikë e drejtë. Me mirë në sheshin e lirisë sesa atje në Koalicionin e Qeverisjes së Ligësisë. Më mirë kryelartë në betejë për lirinë dhe të drejtat tona, sesa aleatë me ata që na shpërfillën dhe goditën e mjeruan pabesisht. Ne i bashkohemi Lulzim Bashës, që se bashku me të, te fillojmë një histori të re te konsiderimit, trajtimit, integrimit, dinjitetezimit dhe përfaqësimit të komunitetit egjiptian dhe komunitetit rom. Kjo është beteja jonë, kjo është betejë për dinjitetin tonë.

Ne egjiptianet dhe romët, jemi dy komunitete, dy minoritete që duam dhe meritojmë integrim, dinjitet, punësim, përfaqësim. Si minoritete që jemi, ne jemi edhe kushtezim si njëri ndër 5 Prioritetet e integrimit të Shqipërisë në BE. Duhet të punojmë së bashku që ne si minoritete të trajtohemi me drejtesisht sipas standarteve europiane. Se bashku do t’ia dalim.

Rivelino Çuno është Kryetar i PEISH – Partia për Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë

syri.net