Rei Manaj shënon golin e parë te Pisa. Video

Sport

Sulmuesi shqiptar realizoi sot në ndeshjen kundër Viçencës, por në fund ky gol nuk solli asnjë pikë pasi ekipi i tij u mund 2-1 në transfertë.

Sulmuesi nuk ishte si zakonisht titullar në radhët e Pizës, pasi u la në stol nga Gatuzo në fillimin e ndeshjes. Por i aktivizuar në minutën e 60-të të ndeshjes, kur rezultati ishte 0-0, ai nuk vonoi të linte shenjë dhe të realizonte golin e tij të parë në Serinë B.

Pas një harkimi të gjatë nga e majta, Manaj u koordinua në mënyrë perfektë dhe me një gjuajtje fluturimthi dërgoi topin në rrjetë duke kaluar skuadrën e tij në avantazh kur regjistrohej minuta e 65-të e takimit.

Dukej se Piza do të arrinte të merrte tri pikët në këtë ndeshje, për më tepër edhe pse ishte në superioritet numerik në fushë pasi Viçenca kishte një lojtar të ndëshkuar me karton të kuq në fillimin e pjesës së dytë.

Por në minutën e 86 Ebagua barazoi rezultatin, ndërsa në shtesën e takimit, vendasit fituan një penallti. Ujkani, i cili kishte shpëtuar disa herë portën me pritjet e tij, nuk mundi të neutralizonte gjuajtjen e Urso dhe kësisoj, Piza doli me kokën ulur nga fusha e lojës.

https://youtu.be/r47lgHNCmXA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *