Rama sheh ëndrra me të huaj brënda çadrës së PD-së

Aktualitet

Edhe pse vazhdon ta injorojë çadrën e opozitës të ngritur poshtë zyrës së tij, Kryeministri Edi Rama e di fort mirë presionin që po i bëhet nga ajo protestë.

Edhe pse shpeshherë ka folur me tone ironizuese për protestën, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama përmendi një fjali një shkaktoi habi.

Top-Channel, duke iu referuar burimeve nga mbledhja e grupit të PS me dyer të mbyllura, thotë se Kryeministri Rama përmendi që çadrën e opozitës e mbështesin dhe disa të huaj që nuk e duan më në pushtet.

Konkretisht, Rama është shprehur me këto fjalë: “Çadrën e opozitës e duan ngritur edhe disa të huaj jashtë vendit që nuk radhiten ndër miqtë më të mirë të Shqipërisë”.

Ndërsa më herët kreu i qeverisë u tha ministrave e deputetëve të tij se “çadra le të merret me 18 shkurtin, ne do të merremi me 18 qershorin”.

Ka qenë një mbledhje jo e lehtë për Kryeministrin, ku deklaroi për herë të parë edhe emrat e 4 ministrave të rinj. Madje Rama theksoi se kanë qenë edhe dy ministra të tjerë të kabinetit që duhet të largoheshin.

Duket se Kryeministri ka akoma për të thënë nga situata politike në kampin e tij dhe në qeveri, si dhe për protestën opozitare, presioni i së cilës po shtohet dita-ditës. Siç tha dhe vet ai, gjërat e padeklaruara do t’i thotë gjarë orëve në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *