Priten video të tjera. Politikanë shqiptarë të përfshirë në skandale seksuale

0

Këtë e deklaroi analisti shqiptar Lorenc Vangjeli, njëheresh Keshilltari i Kreut te Kuvendit, mbrëmë në emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu.

Agjencia e lajmeve INA raporton se gjatë fushatës zgjedhore do të publikohen video dhe materiale të cilat do të kompromentojnë rëndë politikanët shqiptarë të përfshirë në skandale korruptive, abuzive e seksuale.

Lorenc Vangjeli ka thene te Blendi Fevziu se Meta nuk ka patur dijeni për këtë ndryshim në qeveri.

Sipas Vangjelit ndryshimet në qeveri i kanë kapur të gjithë në befasi, edhe opinioni publik po ashtu edhe opozitën.

“Mesa kuptohet edhe Meta nuk ka qenë në dijeni. Ishin ndryshime të paparalajmëruar. U zu në befasi opinioni publik edhe aktorët kryesor politikë”.

Sipas Vangjelit ky ndryshim i kabinetit nuk është bërë në kushtet e presionit nga Ilir Meta, por po ashtu nuk ka patur një ndikim në këtë lëvizje as opozita.

Vangjeli tha se Rama sipas lajmeve që kanë qarkulluar, të njëjtin diskutim Rama ka patur edhe me dy ministrat e tjerë, ku bëhet fjalë për Bushatin dhe me Nikollën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author