Ndofta sot edhe varri i Arben Dukës ka lëvizur nga vendi nga emërimi i Fatmir Xhafës

Aktualitet

Dëshmia tronditëse ka ardhur nga pinjolli i një familjeje të persekutuar, nipi i një krutani me emrin Arben Duka, që ka vdekur në Spaç. Pikërisht ai akuzon sot  publikisht Fatmir Xhafën si hetuesin e xhaxhait të tij, që e vranë dhe ende drejtësi s’ka gjetur.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka publikuar indinjatën ndaj Kryeministrit të vendit për këtë emërim, indinjatën e nipit të të të vrarit Arben Duka, me këtë shënim:

“Ndofta sot edhe varri i Arben Dukës ka lëvizur nga vendi nga emërimi i Fatmir Xhafës, shkruan nipi i të ndjerit! Fatmir Xhafa, një xhelat i diktaturës hoxhiste ka fshehur në dokumentat zyrtare të shkuarën e tij të zezë!

Qytetarët dixhitalë denoncojnë: Fatmir Xhafa ka fshehur periudhën më të zezë të jetës së tij, atë te xhelatit të diktaturës hoxhiste. Kështu, ai shkruan ne dokumenta se në vitet 1980-1986 ka qënë jurist, por në të vërtetë ka qënë hetues i Sigurimit të Shtetit, që ka torturuar njerëz të pafajshëm dhe ka kërkuar në shumë raste dënime të rënda ndaj tyre.

Njeri prej të dënuarve të tij është Arben Duka nga Kruja, i dënuar 17 vjet burg dhe vuajtur dënimin në Spaç. Nipi i Arben Dukes shpreh revoltën e tij të thellë dhe e akuzon Xhafën si xhelatin e xhaxhait të tij të pafajshëm!

“Zoti Berisha përshëndetje.
Desha thjesht të shkruaja diçka në lidhje me postimin tuaj sot në Facebook për emërimin e ri të Ministrit të Brendshëm. Nuk e di, po ky është turpi më i madh dhe krimi më i madh që po i bëhet këtij kombi.

Fatmir Xhafa ka qënë hetues i xhaxhait tim, sot fatkeqësisht nuk është më në jetë, sepse e kanë vrarë dhe akoma nuk është gjetur vrasësi, por ankesa ime është kjo:

Si ka mundësi, ai qe ka hetuar dhe dënuar në kohën e monizmit, sot bëhet ministër?!

Çfarë reforme është kjo?!

Ai qelbësirë e ka dënuar xhaxhain tim me 17 vite burgim në burgun e të famshmit, burgun e Spaçit, madje për ta vërtetuar mund të dërgoni njerëz dhe jam i gatshem ta bëni dhe publike.

Ka dënuar Arben Dukën nga Kruja. Ju na njihni mirë dhe familjarisht, jam nipi i Fahrije Dukës. Ndoshta sot edhe varri i Arben Dukës ka lëvizur nga emërimi i Fatmir Xhafës. Ky është një turp i vërtetë, kjo qeveri do hedhur sa më parë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *