Me atlete të bardha drejt “Lalës”

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka uruar gjithë shqiptarët për Ditën e Verës edhe në Elbasan. Ai u prit nga kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini dhe deputetët e qarkut Elbasan.

Kryeministri bëri një xhiro në lulishten e re para pallatit të sportit, në bulevardin kryesor dhe në panairin e artizanatit, transmeton infoelbasani.al.

Gjatë shëtitjes së tij ai ka uruar qytetarët për festën e Ditës së Verës.

Me këtë rast ai u shpreh : Vij nga pazari i ri i Tiranës në Tiranë në lulishten e portokallieve në Elbasan. Ne po vazhdojmë punën për transformimin e madh të qyteteve. Të vetmit pengesë janë ata të papunë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Por do ta fitojmë edhe betejën ndaj tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *