Trump gati të largojë spiunët e Obamës

0

Spiunët e Obamas, të infiltruar thellë në burokracinë federale janë të vendosur për shkatërrimin e Presidentin Trump. Është koha që administrata Trump të spastrohet nga këta sabotues.

Në 1861, presidenti Abraham Lincoln ka krijuar të ashtuquajturin “ekip i rivalëve,” një kabinet kundërshtarësh që u krijua në primaret Republikane. Por ndërkohë që Linkoln përpiqej të unifikonte partinë e tij, spastroi gjithashtu Shtëpinë e Bardhë dhe qeverinë federale. Ai përjashtoi shumë se 75 për qind të punonjësve të ekzekutivit, në atë kohë gati 1,200 individë. Pse? Ai kishte arsye për të pasur frikë se ata mund të ishin të pabesë.

Presidenti Trump do të bënte mirë të ndiqte shembullin e Linkolnit dhe të pushonte cdokënd që është duke punuar, në mënyrë aktive, kundër tij.

Në fund të fundit edh ish-presidenti Bill Clinton përdori këtë taktikë në vitin 1993. Ai shkarkoi 93 avokatë në ditën e parë në zyrë.  Sipas konservatorit Daniel Horowitz, , shkarkimi i punonjësve subversive të qeverisë duhet të në fillim të një administrate.

Megjithatë, kur prokurori i përgjithshëm i Bush shkarkoi tetë avokatë në mandatin e tij të dytë, u bë një skandal kombëtar.

Është shumë e rëndësishme që Presidenti Trump të veprojë  në këto momente dhe t’i japë fund publikimit të të dhenave konfidenciale që shqetësojnë vazhdimisht këtë administratë. Ky shpërthim i informacioneve përkon me rishikimin e politikës federale nga Presidenti Obama, pak para largimit, e cila lejoi shkëmbimin e gjerë të të dhënave të papërpunuara të mbledhura nga agjencitë e inteligjencës amerikane. Obama duhej ta dinte aksesi i mijëra punëtorëve qeveritarë në informatat e ndjeshme konfidenciale do të rriste gjasat e rrjedhjeve edhe publikimeve të këtyre të dhënave.

Pse Presidenti Obama priti ditët e fundit të tetë viteve në detyrë për ta bërë këtë? Ndoshta sepse donte të lehtësonte rrjedhjen e informacioneve duke shpresuar se do të dëmtonte paraardhësin e tij.

“Trump po përballet me spiunë brenda Departamentit të Drejtësisë, FBI-së, Departamentit të Punëve të Brendshme dhe CIA-s – tha Republikani Duncan Hunter – Ata nuk janë thjesht njerëz që nuk miratojnë presidencën e Donald Trump, mendoj se ata po përpiqen ta rrëzojnë këtë administratë nga “brenda”.

“Mendoj se ka ende njerëz brenda qeverisë, burokratë të emëruar Obama, që e urrejnë Donald Trump,” shtoi Hunter.

Republikani Steve King, është dakort më të.

“Donald Trump duhet të spastrojë majtistët nga dega e ekzekutivit para akteve të pabesa, të paligjshme dhe tradhtare”, u shpreh ai në Tëittër.

Për muaj të tërë, antagonistët shtetërorë kanë punuar jashtë orarit duke u përpjekur të delegjitimojnë presidencën e Donald Trump. Një nga taktikat e tyre ka lënë të kuptohet, se ka pasur një lloj bashkëpunimi mes stafit të Trump dhe Rusisë gjatë fushatës, edhe pse pa ndonjë dëshmi.

Mesazhi im është i thjeshtë. Çdo “mbeturinë” e administratës Obama duhet të “spastrohet”. Duhet të kryhet një hetim i plotë, dhe njerëzit që kanë kryer vepra penale apo kanë shkelur ligjit për agjitacion duhet të ndiqen penalisht.

Atyre që nuk janë duke punuar me presidentin Trump për të rregulluar vendin duhet t’u tregohet dera. Ata janë duke “dëmtuar” njerëzit që paguajnë pagat e tyre.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author