Nga Bislim Ahmetaj: Çadra e lirisë ka filluar të japë produktet e para.

Aktualitet

Ato janë shumë por disa prej tyre sipas meje janë:
Së pari ka ngjallur shprese dhe besim qe opozita jo vetëm ekziston por është gjeneratori i besimit dhe shpresës.
Së dyti ka rritur solidaritetin mes opozitës, e ka unifikuar dhe bindur ate qe bashkimi është zgjidhja, kjo U tregua me aktin e mos regjistrimin ne KQZ për zgjedhjet e dekretuara re qershorit.
së treti demokratet dhe gjithe njerezit e lire te ketij vendi prej 22 ditesh shihen sy nder sy me njeri tjetrin dhe kjo i ka bindur ata se e keqja e shqiptarëve eshte ngujuar perballe tyre ne godinen e qeverisë dhe jo midis tyre siç janë parë deri para instalimit te cadres.
Së katerti faktori ndërkombëtar ka reflektuar dhe ka filluar ta shohe zgjidhjen tek cadra e lirise dhe jo te godina e qeverisë.
Së pesti Lulzim Basha e ka konsoliduar dhe shfaqur me shume se asnjehere tjeter rolin dhe kontributin e tij ne krye te opozitës dhe vecanerisht ne krye te Partisë Demokratike.
Së gjashti çarja e sotme e gardhit qeveritar ku Edi Rama dorezoj “shpirtin” e qeverisë se tij kumbarin e droges dhe krimit te organizuar , ministrin e tij te brendeshem eshte treguesi I panikut dhe makthit qe ka mberthyer mazhorancen.
Së shtati mazhoranca e rilindjes eshte me e corganizuar se kurrë më parë në keto katër vite ç’qeverisje.
Së fundi por jo e fundit optimizmi dhe vendosmëria e qytetarëve që e kanë frekuentuar cadren e lirisë është në rritje dhe është duke U shndërruar ne ortek që do të sjellë një standard të ri ne Shqipërinë e vitit 2017.
Qeveria teknike tashme duket premtimi I mbajtur I Lulzim Bashes.
Zgjedhjet e lira nuk jane më utopi, fitorja e pushtetit prej qytetarëve është më afër se asnjëherë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *