Basha drekë me ambasadorët e BE

Aktualitet

Lulzim Basha është duke zhvilluar një drekë pune me ambasadorët e BE-së në Tiranë. Mësohet se takimi është duke u zhvilluar tek Piazza në qendër të Tiranës.

Takimi i Bashës me ambasadorët e BE-së, bëhet në ditën e 24 të protestës së opozitës dhe ditën kur Rama zëvendësoi 4 ministra të shkarkuar.

Temë e bisedës mësohet se është situata politike në vend. Një javë më parë, Basha pati një drekë pune me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.