Zaho: Ti mami Linda je shumë e bukur.

Aktualitet

Linda Rama, bashkeshortja e kryeministrit Edi Rama del rralle ne publik dhe kete e nenvizoi edhe gjate fjales se saj ne pritjen e organizuar ne Pallatin e Brigadave me rastin e 8 Marsit, ku tha se jo shpesh ka ndiere nje cenim te padrejte dhe se ndihet e lenduar.

Ajo ka treguar edhe nje perjetim te bukur qe i ndodhi kete mengjes, kur biri i saj, Zaho i tha “ti mama Linda je shume e bukur”

“Zaho sot me sinqeritetin e një bebeje më tha dicka që më befasoi, “ti mama Linda je shumë e bukur”. Aty më carmatosi dhe më bëri të mensdoj që fjala që kisha përgatitur ia vlente ta hidhja ne kosh dhe te mendoja që e nesërmja do jetë me diell e bukur si kjo ditë 8 Marsi”, tha ajo.

Teksa ka ftuar te flase bashkeshortin e saj, ajo e prezantoi keshtu: “një zotëri i ftuar sot si një mbështetës i madh i barazisë gjinore, ka dicka që Edi nuk e humb kurrë, interesin për gruan”.

“Në emër të minoritetit të burrave që këtu e përfaqësoj denjësishy si i vetëm duke gjetur ngushëllimin vetëm tek kamarierët e të njëjtës gjini unë nuk dua të marr sot asnjë minutë nga koha juaj dhe për më tepër s’dua të ndjehem dhe të më ndieni si inferior pas fjalës së Lindës që ka luksin të flasë shumë rrallë dhe të mendohet gjatë para se të flasë. Dua vetem të them që jam shume i bindur që sa më shumë vend, gra dhe vajza të gjejnë në shoqëri dhe sa më shumë ne t’u besojmë grave dhe vajzave atë që konsensualisht ua besojmë edhe brenda mureve të shtëpisë, sa më shumë të vetëdijësohemi se roli i tyre i pazëvendësuseshëm…s’është zemërgjerësi por është vetëdije se sa më mirë të jenë gratë dhe vajzat rreth teje aq më mirë është për ty dhe sa më mirë të jetë shoqëria falë grave dhe vajzave aq më mirë është për ty. Nga lartësia e 198 cm të mia unë mund t’i siguroj gjithë burrat se sa më pak frikë që të kenë nga protagonizmi i grave aq më të sigurt dhe të mbrojtur do jenë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *