Poezi nga Alban Bala

Poezi

PYETJE KUR S’JE…

Ku tjeter di te jesh ti?
Ne nje bote qe ka qeshjen e nje femije
Dhe heshtjen e gjithe deteve mbledhur
Nen dritaren tende.
Ku tjeter?
Veç Hena ecen me syte perdhè
Mbi livadhin e permbytur nga etja…

Dy duar terheqin mbremjen
Dhe e fusin erresiren
brenda.

Ngrohi duart
Mbi qirinj te mbetur ndezur ne kujtese
Gishtat e tu si kenge
Qe kane frike te nxjerrin zë.

Ku tjeter di te jesh ti?
Ti qe beson se une
Jetoj ne endrra.

Tash per te te degjuar
Pernate ndez heshtjen
Me ashklat e zemres…

Me thuaj
Ku je ti kur s’je?

Fotografia e Alban Bala

VALLE LUMTURIA NA BEN KAQ TE BUKUR?

Valle lumturia na ben kaq te bukur?
Sot isha nje pupel zogu
Kur dielli fikej Zoti me ktheu ne nje lutje
Dhe ty ne nje deshire te persosur…

Bota eshte me e mire kur ti je aty
Dhe une – nje njeri tjeter.
Ti flet si askush: me fryme, e pa ze
Dhe zemra eshte nje udhetim i pafre’

Balone ne qiell. I kuq eshte gezimi
I syve qe lexojne te ardhmen.
Kam zgjedhur te jetoj ate heshtjen madheshtore
Te qeshjes, guximin e pafajshem

Te drites, mirenjohjen, dorezimin e lumtur
Ne heshtjen e praruar te paqes.
Lumturia eshte nje prag ku hyjme te bukur
Dhe dalim te paster…

Fotografia e Alban Bala

TI JE BEKIM I FRYMES

Ti je bekim i frymes, ajer i embel
Gishta ngjyre dielli mbi floke e mbi fjale
Qeshje perendimesh, e ndritshme si zemer,
Lot ngjyre zjarri, arome prej parajse.

Perjetesia t’pushon tek syte e perhumbur
Kur shohin permallshem gjithcka qe nuk duket.
E ardhmja ne prekjen tende eshte nje flutur
Dhe jeta nuk ka te shkuar.

Me mbeshtill me krahe, me heshtje, me fryme
Me ngrej si femijet balonen e diellit
Ne qiej lumturie ku hapesira eshte kohe
Dhe koha eshte vetem nje hapesire deshirash.

Me humb ne nje lutje, me gjej ne nje loje,
Me kthe ne nje tingull qe bota s’e njeh,
E pastaj ngadale ne heshtje me zgjo
Me aromen tende prej parajse qe fle.

Me mbulo me vese, me ndrico me fryme
Me ndiz e me shuaj si nje xixellonje
Ne majin e jetes, mbi dorezonjen e etur
Per perrallen e pare e te fundit te botes.

Kam mbetur nje femije i pamoshe…

Fotografia e Alban Bala

NJE DITE

Nje dite do me thuash se nuk patem kohe
As me u pa tamam me sy.
Ndoshta do te kesh te drejte ate dite.

Merzitesh se nuk gjej hapesire
As per te ngrene si njerezit: Ha ne zyre
Buke te fresket me vaj ulliri, kafe te zeze e te hidhur,
Ndonje biskote te forte dhe caj bliri
Kam mesuar tani ta shuaj mallin per ty
Me portokolle qe i ha pergjysem.

Prape e di: do me thuash se nuk e gjetem dot kohen
As me u pa tamam me sy.

Nuk ngopet dot njeriu me drite
As une me ty…

Fotografia e Alban Bala

EJA

Eja
Sa t’u marr ere syve
Te ma ndricosh aromen qe ke harruar brenda gjoksit tim,
Te ma perndrish frymen

Eja
Si pranvera mbi pyje
T’u veme nga nje emer te ri luleve dhe kujtimeve

Eja
T’i kepusim kercejte e brishte te ketij shiu.
Ne grusht I kam mbajtur gjithe dimrin
Prekjet e tua mbi lekuren time, me majat e gishtave.

Eja te thurim nje buqete me flladet qe po arrijne
Te numerojme dallendyshet
Ato perralla qe e ardhmja i ka ngritur ne qiell.
Po vjen pranvera e une ndoshta vij!
Po ti eja… Ti vjen gjithmone e para
Si gjerat e mira…

Eja
Sa t’u marr ere syve…

Fotografia e Alban Bala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *