Nga Julian Deda: Pse qaheni nga qeveria?

Aktualitet

Kot themi se qeveria nuk i mbajti premtimet. Te gjitha i mbajti.

1. A jemi me te varfer? Po. Nuk e shpiku, e kishte ne program, qe kur premtoi taksen progresive.

2. A kemi me shume te papune? Po. Nuk e shpiku rruges por e kishte ne program, qe kur deklaroi se ketu ka 1 milion te papune. Ne fakt ai dekleroi shifren qe do kishte pas 4 viteve, pra sot.

3. A kemi nje Durres te shperfytyruar? Po. Çdo gje sipas planit dhe marreveshjes mes tij dhe Gjushit.

4. A po vjedhin bukur? Po. Premtim i shprehur me sloganin “ne nuk do vjedhim ne menyre kaq flagrante sa ç’kane bere keta”. Edhe ky premtim i mbajtur.

5. A ekziston mundesia qe poshte kembeve tona te jene groposur 1300 kontenier me mbetje kimike, te cilat do na shkaterrojne jeten brez pas brezi? Po. Edhe ky premtim i mbajtur kur thoshte se “shqiptaret nuk kane per ti pare asnjehere plehrat e Europes ne vendin e tyre”. Ne fakt spo i shohim, sepse vijne dhe groposen naten.

Pra, qeveria i mbajti premtimet, tjeter gje se ne jemi popull mosmirenjohes dhe kemi nje opozite, qe ka 22 dite qe rri kot ne shesh. Rrofte qeveria.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?