Maqedonia në udhëkryq, rriten tensionet

0

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, të premten në një konferencë për shtyp ka prezantuar programin qeveritar, duke thënë se Maqedonia do të jetë shtet për të gjithë dhe që synon integrimet euro-atlantike, ndërsa veprimet e presidentit George Ivanov dhe kreut të VMRO-DPMNE i quajti si lojë të rrezikshme. Ai ka theksuar se Qeveria e re do të angazhohet për anëtarësim në NATO dhe BE, ndërkohë që do të bëjë përpjekje maksimale për zgjidhjen e krizës.

Duke folur rreth Ligjit për gjuhët, kreu i LSDM-së tha se do të mbështesin politikë gjuhësore për të gjithë qytetarët.

“Do të mbështesim ndryshime ligjore në pajtim me amendamentin 5 të Kushtetutës, që t’i mundësojmë bashkësisë etnike shqiptare që të komunikojnë në gjuhën e tyre amtare me të gjitha institucionet shtetërore. Do të ketë ndëshkime për të gjitha institucionet që nuk do të respektojnë këto  vendime”, ka thënë Zaev.

Ndërkohë nuk kanë vonuar reagimet nga partia e Nikolla Gruevskit. Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMN ka mbajtur konferencë për shtyp e cila ishte si përgjigje ndaj promovimit të programit qeveritar të LSDM-së. Zyrtari i partisë së Gruevskit i kërkoi Zaevit të heqë dorë nga ajo që ata e cilësojnë si platforma e sjellë nga Tirana.

“Zaev u ngatërruar me paralajmërimet për debate për simbolet shtetërore. Nëse duan që ta ruajnë unitaritetin e shtetit, atëherë t’i tregojë edhe opinionit se e hedhin poshtë platformën e Tiranës. Ai edhe njëherë konfirmoi se është i shantazhuar dhe me mashtrim të interesave shtetërore do që ta vjedh pushtetin. Deri dje Zaev ka gënjyer se me BDI-në dhe Selën kanë biseduar vetëm për parimet kryesore, por nuk e ka zbuluar përmbajten e saj”, theksoi Milloshovski.

Gjatë ditës se sotme ka pasur edhe një deklaratë të presidentit Ivanov se ushtria maqedonase është gati për t’ju përgjigjur çdo lloj kërcënimi. Pas këtyre deklaratave shfaqet sërish Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe  Armata Kombëtare Shqiptare. Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, thuhet:

“I bëjmë thirrje “presidentit” Ivanov dhe ushtrisë së tij se ne jemi më të gatshëm sesa ata dhe shumë shpejt do të përballemi me ta. Ne jemi një grup prej 80 ushtarësh dhe jemi të pozicionuar në Sharr dhe shumë shpejt do t’i çlirojmë trojet etnikisht të pastra shqiptare dhe do ta shpallim Republikën e ILIRIDËS. Komandant NACISTI. UÇK AKSH TETOVË” – thuhet në deklaratë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author