DITA paralajmëron dorëheqjen e Saimir Tahirit.

Aktualitet

Burime pranë qeverisë thanë për DITA se z.Tahiri pritet të dalë gjatë ditës së sotme për të deklaruar dorëheqjen nga posti.

I cilësuar nga opinioni publik si një nga ministrat më të suksesshëm të kabinetit Rama, Tahiri ishte vënë prej kohësh në qendër të akuzave të PD-së dhe opozitës.

Dorëheqja e tij shihet si një lëvizje e përgjegjshme e mazhorancës për të zgjidhur krizën politike të provokuar nga PD, krizë e cila ka bllokuar jo vetëm jetën parlamentare, por edhe raportet e Shqipërisë me SHBA dhe BE.

Me heqjen e alibisë “Tahiri” ose retorikës për përdorimin e policisë në zgjedhje, pritet të shihet nëse opozita do dalë nga çadra dhe do votojë Reformën në Drejtësi, mosvotimi i së cilës shihet masivisht si arsyeja e vërtetë e protestës.

Image

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *