Del në treg telefoni Xcover 4

0

Samsung Electronics lançoi sot në Kongresin Botëror të Celularëve smartphonin më të fundit Galaxy XCover të përforcuar, XCover 4. I disponueshëm në Europë prej muajit Prill, Galaxy XCover 4 i ri ka një ekran më të madh HD dhe bokse më të vogla, memorie të zgjeruar dhe gjithashtu përfshin elementët bazë të dizajnit të Galaxy, me një fortësi shtesë për kushtet më ekstreme – një përmirësim i dukshëm krahasuar më paraardhësin e tij, Galaxy XCover 3.

“Në Samsung ne vazhdimisht përpiqemi tu garantojmë klientët tanë që të zotërojnë produktet më të avancuara që plotësojnë nevojat dhe kënaqësitë e tyre,” tha Jean-Daniel Ayme, Zëvendës Presidenti i Korporatës për European Mobile Division, Samsung Electronics. “XCover 4 është një dëshmi e vërtetë për zhvillimin tonë të inovacionit, duke zotëruar një gamë të madhe me karakteristika fantastike, përfshirë themelet bazë të Galaxy në dizajnin e tij.”

Galaxy XCover 4 ka një dizajn elegant dhe më të hollë, me kontroll të përmirësuar dhe bokse më të vogla që bazohet në dizajnin elastik dhe pajisjen e fortë karakteristikë e Samsung. I pajisur me karakteristikën e rritjes së ndjeshmërisë së ekranit, edhe kur përdoret me mbulesë, është i lehtë për ta mbajtur dhe përdorur si telefon i mençur. Përveç kësaj, çelësat e fortë në XCover 4 janë lehtësisht të përshtatshëm për qasje të shpejtë për të përdorur aplikacione të shpeshta, të tilla si ndriçuesi LED apo kamera, si dhe për të maksimizuar komoditetin e këtij telefoni të mençur.

Përdorimi i smartphonit në kushte ekstreme dhe intensive si dhe qëndrimi lidhur për një kohë të gjatë, nuk ka qenë ndonjëherë kaq i lehtë. Si një element themelor bazë i Galaxy, XCover 4 është i pajisur me një IP68 rezistente ndaj pëlhurave dhe ujit*, mbrojtje hyrëse në kufijtë e XCover të avancuar, rezolucion i lartë dhe i avancuar i kameras 13 MP mbrapa dhe 5 MP përpara dhe një bateri të çmontueshme që zgjat shumë. Ruajtja e sasive të mëdha të të dhënave akoma dhe më e lehtë falë zgjerimit të memories (16 GB) dhe RAM-it shtesë (2 GB) e bën XCover 4 më të fuqishëm – ideal për përdorim personal dhe profesional.

Samsung Knox 2.7., i përfshirë në XCover 4, gjithashtu mundëson mbrojtje dhe siguri që në momentin që telefoni ndizet me platformën e tij me shumë shtresa. Kjo e kombinuar me çertifikimet Android 7.0 Nougat OS dhe MIL-STD 810G e përmirëson efiçencën, përformacën dhe përdorimin e tij, duke e bërë XCover 4 të përshtatshëm për biznesin tuaj.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author