Çili shpëthen ndaj Artan Fugës: Ke marrë 500 mijë euro nga universitetet private dhe ke gojë e flet.

Aktualitet

Botuesi i gazetës Mapo dhe themelues e drejtues i universitetit privat, ka vendosur që ti përgjigjet ish-bashkëpunëtorit të tij, filozofit dhe pedagogut Artan Fuga për reformën në arsim, për bashkëpunimin me UET, raportet personale dhe qëndrimet e fundit të tij mbi situatën politike.

Në një shkrim të gjatë në “Mapo”, teksa e cilëson hipokrit e punist, Cili shkuan se “Fuga prej gati 15 vitesh vazhdon të qëndrojë më shumë se gjysmën e vitit jashtë vendit dhe të paguhet 365 ditë të vitit me paratë publike dhe me taksat tona. Profesor Fuga është i parimit bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”.

Çili kujton se Fuga ka qenë dikur një individ shumë i përfshirë në sektorin privat, në disa prej universiteteve private, ka qenë anëtar bordesh, ka dalë nëpër reklama para publikut si është rasti i “Marin Barletit”, ka dhënë mësim në 5-6 universitete private, ose të pavarura.

“Vetëm në Universitetin Europian të Tiranës profesor Fuga ka marrë më shumë se 110 mijë euro pagë, si mësimdhënës ose si konsulent akademik, i ka merituar dhe respektuar çdo gjë të kontratës që kemi pasur. Imagjinoni një gjë e shtrirë në 4-5 universitete de në vite të tëra

duhet të jetë së paku 400-500 mijë euro.

Nëse ti qëndron vetëm 4-5 muaj në Shqipëri në punën që paguhesh me paratë publike, nëse ti ke marrë 400-500 mijë euro nga sektori privat, përse të mos u ofrosh të tjerëve supën e ftohtë dhe të shpifur të universitetit shtetëror?”-