Sërish Kosovar autori që plagosi me sëpate 9 perosna në Gjermani. Video

0

Autori që të enjten në mbrëmje la të plagosur 9 persona në një stacion treni në Dusseldorf të Gjermanisë, sipas mediave gjermane është nga Kosova. Një gjë të tillë e ka konfimuar dhe Policia gjermane, e cila ka bërë të ditur se personi që sulmoi 9 persona me sëpatë, i identifikuar si Fatmir H., është nga Kosova, por që jetonte në Wuppertal.

“Të enjten mbrëma, një 36-vjeçar nga Kosova që jeton në Wuppertal, lëndoi disa persona me anë të një sëpate. Më pas, ai iku nga stacioni duke kërcyer nga ura, ku pësoi disa lëndime. Kosovari ka qenë polic dhe vuan nga sëmundje mendore”, – shkruan policia gjermane në faqen e tyre. Ndërkohë që policia nuk e përjashton mundësinë që autori mund të ketë edhe një të kaluar terroriste. Mësohet se tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që sipas informacioneve te gazetës gjermane “Del Spiegel”, i dyshuari Fatmir H., iu ka thënë hetuesve se ka vepruar i vetëm dhe ka shpresuar se gjatë sulmit policia do ta vrasë. “Ai ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik, pasi është vlerësuar se mund të bëjë vetëvrasje”, ka raportuar “Rheinische Post”, transmeton Gazeta Express.

Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author