Lubonja Dakos: Je një koqe injoranti! Dako: Ti ke rrjedhur në burg

Aktualitet

Teksa ishin përballë njëri-tjetrit në emisioni ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News 24’, Lubonja ka akuzuar Dakon për projektin ‘Veliera’, ndërsa e cilësoi atë një “injorant, ashtu si edhe kryeministri Edi Rama”.

Madje Lubonja shkon edhe më tej, ndërsa shton se “kryebashkiaku Dako duhet të ishte arrestuar për këtë krim që ka bërë, duke punuar në një zonë të mbrojtur arkeologjike”. “Ti je nje koqe injoranti”, tha Lubonja, ndërsa Dako ju përgjigj: Kam pasur respekt, por ti ke rrjedhur në burg.

PËRPLASJA

Fatos Lubonja: Ti flet si injorant. Si kryeministri jot. Ke qenë ndonjëherë në Firence ti zotëri? A ke qenë mor? Kush të lë ty të ndërtosh diçka të tillë në qendër historike? Në Paris kanë venë një piramidë prej xhami dhe po bëjnë debat. Ti ke një kryeministër që ka shkatërruar Tiranën dhe ti po shkatërron Durrësin.

Vangjush Dako: Po ja debatojnë njerëz si ju…

Ylli Rakipi: Qetësohu (I drejtohet Lubonjës)

Vangjush Dako: Ti ke pirë..

Fatos Lubonja: I bëra nder që i kam ardhur këtu. Po të kishte shtet të së drejtës ky duhet të ishte arrestuar.