Kryetari i bashkisë Adriatik Zotaj dhunon mësuesin bashkë me djalin e tij

Aktualitet

Ish- kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot një ngjarje të shëmtuar, të ndodhur në Poliçan. Bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë Adriatik Zotaj, i cili ka rrahur në mes të rrugës  mësuesin, Feim Hoxha dhe djalin e tij.

Sipas  mesazhit të publikuar nga Sali Berisha, kryetari i bashkisë ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij, i cili rezulton në arrest shtëpie për trafik droge. Ai  i është drejtuar mësuesit: “Pse me shikon kur kaloj rrugës apo ngaqe s`je me PS”.

Ky ka qenë shkaku që mësuesi bashkë me djalin janë dhunuar barbarisht.

Qytetarët dixhital denoncojnë:

-Kryebanditin e Poliçanit, Adriatik Zotka dhe të vëllain në arrest shtëpie për trafik droge sepse rrahin për vdekje mësuesin e nderuar Feim Hoxha së bashku me djalin e tij, po mësues.

– Çunat e krimit me uniformë nuk ndërhynë dhe nuk marrin padinë e viktimave.

Lexoni vet mesazhet e qytetarëve të një qyteti të Banditistanit!

I bej thirrje prokurorisë të vendose para ligjit këta kriminele me pushtet!

“Pershendetje Zoti Berisha , nje ngjarje e shemtuar dhe alarmante ka ndodhur sot ne Polican , Kryetari bashkise Adriatik Zotkaj ka rrahur nje mesues ,Feim Hoxhen se bashku me djalin e tij , ska as dy ore qe ndodhi , arsyeja kryetari i thote pse me shikon kur kaloje rruges apo ngaqe sje me Ps, e bene gjak dhe ate dhe djalin , policia su duk fare po fare , ngaqe dhe policat dhe banoret e ketuj qyteti kane frike , jua thashe ju kete lajm qe te ngrini zerin , se ndryshe policia nuk derhyn , gjynah , Ju lutem po denoncuat mos ma nxirrni emrin , kam familjen ketu dhe une jam dhe femer , ka ndaluar policine qe te shkoje qe te pyesi pse e rrahen , pse ndodhi sherri , madje do e kercenijne qe te mos beje denoncim , gjynah shume gjynah babe e bir i bene gjak , Aman vetem emrin ju lutem mos ma nxirrni , ”

“Mirmbrema Zoti Berisha.Sot ne oren 17 ne qender te qytetit te Policanit kryetari i bashkis Adriatik zotka bashke me te vellain qe e ka ne arest shtepie per drog rrahu barbarisht nje mesues shembullor bashke me te birin qe edhe ai ishte mesues por qe sot e pushuan nga puna .Ju lutem ta denanconi ,se ky bandit ska limit. Per kete arsye edhe numri im te mbetet anonim. Ju faleminderit
Emri i mesuesit eshte Feim Hoxha”

“Prsh desha te denoncoj nji akt kriminal te kryebashkiakut adriatik zotkaj polican
Sot me banden e tij rahu ne mes sheshit tomori nji mesus te respektuar moshatare fehim hoxha nuk eshte akti pare i kryebashkiakut per dhun ndaj qytetarve eshte bere i terbuar tani qe i ka dal edhe emri qe ligji dekekriminalizimit e shpall fajtor per shum vepra kriminale. Bes zemer me ju zoti shpetoft shqiperin nga keta kriminel”