Edhe Julian Sinani i shpëton burgimit të përjetshëm. Akuzohet për disa vrasje me eksploziv.

Aktualitet

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka dënuar sot me 30 vjet burg Julian Sinanajn, protagonistin e “bandës së tritolit”.

Sinanaj fitoi gjatë procesit në shkallën e parë statusin e të penduarit, ndaj ju shmang burgimit të përjetshëm. “Banda e tritolit” është mëkatare për mjaft krime. Disa prej tyre i ka rrëfyer me qetësi vetë Julian Sinanaj.

EKZEKUTIMI I SOKOL VEIZAJT

Pas disa takimesh me Erion Mëhillaj, ai më ka treguar për problemet e tij që kishte me tokën që trshëgonte nga ana e gjyqit. Këto toka ishin në zonën e Orikumit. Erioni më tregoi se tek tokat e Orikumit kishte probleme me shtetasin Sokol Veizaj, pasi nga ana e këtij të fundit, ishte zënë një sipërfaqe toke dhe ishte ndërtuar një shtëpi në atë tokë. Me këtë person Erioni kishte shumë probleme dhe më shprehu kërkesën e tij, se dëshironte që atë ta vriste. Ai me tregoi se me Sokolin kishte vite që kishte konflikt për këtë sipërfaqe toke me fisin Mëhillaj, ku konfliktin e fundit e kishte pasur 2-3 muaj përpara se të vritej. Erioni më tregoi se nga ana e Sokol Veizajt ishte rrahur një kushëri i tij, me mbiemrin Mëhillaj, ku Sokoli e kishte rrahur e sharë atë. Për këtë person Erioni më kërkoi që una të vrisja, ku si shpërblim ai më ofronte një sipërfaqe 1500 metra katrorë toke me vlerë 80 euro metri dhe e gjithë vlera e sipërfaqes shkonte 120.000 euro.

Për këtë problem Erioni më la tri ditë kohë që unë të mendohesha. Pas tri ditësh, Erioni ka ardhur tek puna e dajos tim, sëbashku me Ndriçim Gjokonën. Ndicimin e kisha takuar edhe një herë tjetër më parë, në një kafe pasi ai njihej me një kushëririn tim të tretë që jeton në Greqi. Kushëriri im i tretë sebashku me vëllain e tij dhe nënën kishin ardhur nga Greqia në Vlorë, sepse kishin blerë një tokë në fshatin Babicë dhe po e rrethonin. Gjatë kësaj kohe ata kishin marrë Ndriçimin si punëtor për të rrethuar këtë sipërfaqe toke. Kjo ishte dhe arsyeja, që unë kisha njohur Ndriçim Gjokonën me kushërinjtë e mi në një kafë. Kur erdhi Erioni me Ndriçimin, tek puna e dajos, ishte pikërisht dhe takimi i dytë që unë bëja më Ndriçimin. Nga ana e Ndriçimit iu konfirmua me kokë Erionit në lidhje me personin tim.

Më vonë mësova se ata nga Ndriçimi kërkonin që ai të më shikonte dhe t’iu jepet një konfirmim që unë nuk isha polic, pasi Ndriçimi ishte dhe i besuari i Erionit. Pasi u takuam unë me Erionin shkuam tek kafja “M…” dhe aty unë i qartësova Erionit vendimin tim për të cilin ai më kishte lënë tri ditë kohë, ku i tregova se telefonin unë e kisha gati për ngjarjen. Dua të sqaroj se Erioni kërkonte që vrasjen e Sokolit ta bënte me eksploziv sepse ishte person i rrezikshëm dhe se në vitin 1997, ai kishte vrarë 4-5 persona dhe që nga ajo kohë qëndronte gjithmonë i armatosur. Mënyra e vendosjes së eksplozivit me telekomandë në makiën ishte e vështirë, pasi Veizi ruhej gjithmonë dhe kështu që u vendos që të vendosej një motor afër derës dhe makinës dhe kur ai të shkonte tek makina të realizohej shpërthimi i bombës në distancë. Këtë plan e kishim menduar që të dy fillimisht, unë dhe Erioni, por më vonë kjo mënyrë u refuzua nga Erioni, sepse kërkonte siguri të plotë në realizimin e vrasjes së Sokolit.

Kështu që u ra dakort që ekzekutimi të bëhej me armë zjarri, pasi dhe unë e kisha të vështirë mënyrën e parë, sepse kisha frikë për jehonën që do të bënte ngjarja me eksploziv. Mbas një jave Erioni gjeti motorin me anë të Ndriçimit ku ky i fundit e kishte siguruar atë duke e blerë tek një hajdut motorash, emrin e të cilit nuk e mësova. Në biseda e sipër me ta, Erioni më tha se kishte folur dhe me kushëririn e tij, Gentian Mëhillaj, dhe që të dy kishin biseduar që nga ana ime të kryhej kjo vrashe dhe pagesa të bëhej prej të dyve. Dua të sqaroj se Gentian Mëhillaj, kërkonte vrasjen e Sokol Veizi, pasi ky i fundit e kishte inat Genisin (Gentjanin) për problemet e tokës si dhe për faktin se në vitin 1997, ai kishte degjeneruar Gentjan Mëhillajn, pasi ky i fundit ishte kundërshtar i tij në bandat e vitit 1997. më konkretisht, Sokoli kishte marrë pjesë në vrasjen e një dajoje ose xhaxhai të shokut të Gentjanit që quhet Edison, vrarë në vitin 1997.

HEZITIMI IM PER EKZEKUTIMIN

Unë duke parë se të interesuar për vrasjen e Sokolit ishin disa nga kushërinjtë Mëhillaj, desha të tërhiqesha, se nuk ndjeja siguri për jetën, por duke parë gjendjen e keqe financiare, si dhe për faktin që isha pa shtëpi, mendova të pranoja kërkesat e tyre për të kryer vrasjen.

Puna filloj me sigurimin e motorrit, të cilin pasi e blenë, fullian ta lyenin Ndriçimi me Erionin me bojë të errët, lyerje e cila u bë te shtëpia e Erjonit, nga pjesa e pasme e saj. Erioni më kërkoi se nëse unë gjatë vrasjes do të ndeshesha me Sokolin dhe djalin e tij, atëherë ai më kërkoi që unë duhet ti vrisja të dy ata, atë e bir. Për këtë kërkesën unë i thashë se nuk mund ta bëja një veprim të tillë, sepse nuk mund të qëlloja mbi fëmija e gra në asnjë lloj mënyre. Erioni më tregoj se djali i Sokolit ishte një rrugac, mbi 18 vjec, po kur pa që kjo ndikoj për keq tek unë ndaloj bisedën. Kur unë me Erionin mbërritëm tek shtëpia e tij, pasi ishim duke ecur me makinën e tij, nga lokali për në drejtim të shtëpisë së tij, Erioni duke parë dobësinë rime, shkoj dhe nxori djalin e tij të sapolindur dhe më shprehu se ishte familja i rregullt, për këtë gjë ai kërkonte të bëhej, sepse i kishin rënë në qafë.

Unë u habita me veprimet e tij, por nuk e dhashë veten, por u shkëputa deri tek dyqani ku atje bleva një tortë akullore për lindjen e djalit dhe ja cova në shtëpi.

Pas këtij momenti unë vendos të mos ktheja mbrapa veprimet e mija, pasi personi ishte i paskrupullt dhe mund të më eleminonte në çdo moment. Gjatë këtyre ditëve kam takuar edhe vëllain e tij K., i cili kishte ardhur nga Italia. Në bisedat e mëtejshme, Erioni me fliste për Gentjan Mëhillajn dhe që e shante vazhdimisht duke krkuar që të influenconte tek une sic kishte bërë edhe me Ndriçimin. Pasi përgatitën lyerjen e motorrit, unë bashkë me Erionin, Klajdin dhe Ndriçimin kemi shkuar në Radhimë ku atje pranë një kompleksi kemi marrë me qera një dhomë (kabinë plazhi). Kjo kabinë ndodhej diku 10 km larg Orikumit dhe i zoti i kabinave ishte një person qeros, i moshë rreth 40 vjec, ku koha e prenotimit të kabinës duhet të ishte për dy javë, ku lekët e tyre, i pagoi Erioni.  Emri i personit që jepte kabinën nuk kam dijeni si quhet por di t’ju coj tek vendi. Gjatë këtyre dy ditëve Erioni me ka cuar në Orikum që unë të shikoja dhe të njihja fizikisht Sokol Veizin. Në Orikum kam shkuar me Erionin me makinën e një shoku të tij. Gjatë momentit ne u afruam tek një lokal në Orikum. Erioni më tregoj nga larg se personi që unë do të vrisja ishte Sokoli, i cili ishte duke luajtur letra me tre persona të tjerë në pjesën e verandës së lokalit. Gjatë kësaj kohe unë jam interesuar dhe për konflikte e vjetra që kishte Sokoli, ku Erioni me tregoj se Sokoli kishte konflikt edhe më nje person tjetër në Orikum. Pas kësaj njohje, unë kam shkuar natën e vrasjes fillimisht vetëm me motorr, pa armatim me vete, për të parë se ku ndodhej Sokoli, si dhe për të parë se mos kishte forca policie në rrugë. Kam kërkuar për afro një orë e gjysmë dhe nuk kam mundur që ta gjeja atë. Më pas jam kthyer tek dhoma, ku atje me priste Erioni me Ndriçimin, të cilëve u tregova se nuk e kisha gjetur Sokolin. Më pas Erioni më mori në makinën e tij dhe që të dy u nisëm përsëri në Orikum sepse ai e dinte vendin në përgjithësi ku qëndronte Sokol Veizi.

NE “GJUETI” TE PESHKATARIT

Në momentin që po e kërkoja më erionin pashë se Sokoli ishte tek vendi ku unë krave dhe vrasje. Jam kthyer sëbashku me Erionin tek kabina ku atje kam marrë armatimin dhe motorrin. Si armë kujtoj se kam pasur një pistoletë TT dhe një pistoletë Makarov si dhe një granatë dore. Pasi mora armatimin, udhëtova me motorr në drejtim të Orikumit, tek vendi ku ndodhej Veizi, ndërsa Erioni dhe Ndriçimi u kthyen në drejtim të Vlorës, ku më parë e kishim bërë në plan, që ata duhet të shkonin përpara një vendi publik, ku atje të ishin të dukshëm, për të krijuar alibi gjatë ndodhisë së ngjarjes. Gjithashtu kishim lënë një sinjal, që ata kur të mbërrinin në një vend publik dhe të më bënin dy zile në celularin tim që unë të kuptoja se ata ndodheshin në vend publik dhe unë duhet të kryeja vrasjen. Në momentin që unë jam afruar pranë vendit të ngjarjes, kam parkuar motorrin në largësi dhe kam qëndruar te moli përballë në pritje të zileve të telefonit. Dua të sqaroj se përpara vrasjes nga ana e Erionit ishin blerë dy numra karte telefoni të paregjistruara në emrin tonë, si dhe dy aparate që do të përdoreshin kartat. Nëpërmjet tyre do të komunikoja vetëm për ngjarjen unë me Erionin, ku më pas ato do ti flaknim. Me të ardhur dy zilet nga ana e Erionit, kuptova se ishte koha që unë duhet të veproja. Jam afruar në këmbë nga moli për në drejtim të tyre, ku në kokë mbaja të vendosur një kapele të rrumbullakët (ngjyra nuk më kujtohet) mbaja veshur një xhiboks sportiv me ngjyë te zezë, në shpinë kisha një cantë sportive, brenda së cilës ndodheshin pistoleta Makarov me silenciator, në cantën e brezit kisha vendosur një pistoletë TT dhe një granatë dore. Në duar kisha të vendosura një palë dorashka, dhe në futyrë kishte ngritur një bluzë si tip golfi.

Jam afruar tek pjesa anësore e tyre sepse kisha frikë se mos më dallonin gjatë afrimit tek ata. Në momentin që kalova pranë buzës së detit, pashë se rruga për të shkuar, tek ata ishte me zhavorr, gjë për të cilën kisha frikë se po të kaloja, në atë drejtim do të ngjallja dyshime, tek ata gjatë momentit të afrimit dhe kisha frikë se mos ishin dhe të armatosur. Për këtë problem, mendova të vazhdoja rrugën buzë detit, dhe pasi të përshkoja një pjesë rruge, t’ju dilja nga ana anësore e vendit ku ata ndodheshin. Ashtu bëra, përshkova një copë rrugë dhe ju dola anash, ku pashë se të veranda e lokalit, në pjesën e jashtme të saj, ishte duke darkuar e pirë raki, Sokoli sëbashku me dy persona të tjerë. Në momentin që jam afruar tek ata, nëpërmjet pistoletës Marakov, që kisha në çantë kam qëlluar në drejtim të këmbës së djathtë të Sokolit, në mënyrë që ai të mos reagonte dhe largohej prej andej.

Me pistoletë kam qëlluar nga brenda çantës, pa e nxjerrë. Ju afrova dhe i kam kontrolluar se mos kishte armatim ndonjëri prej tyre. Dua të sqaroj se në momentin që unë qëllova, me pistoletë në drejtim të kofshës së Sokolit më është bllokuar pistoleta makarov ku ndërkohë pa rënë në sy të tyre, çbllokova armën duke tërhequr pjesën e lëvizhme mbrapa. Ju afrova personave, i kontrollova dhe ju kërkova që ata të futeshin në ambjentet e brendshme të lokalit. Në momentin që kam hyrë brenda në lokal, kam qëlluar me psitoletë në drejtim të derës së banjos, pasi mendova se mund të kishte ndonjë person brenda saj. Më pas kam urdhëruar që të uleshin në shesh, duke i kërkuar të më tregonin se kush ishte Veizi.

IDENTIFIKIMI I PESHKATARIT

Fillimisht konstatova se asnjëri prej tyre nuk po më tregonte, edhe pse unë e dija se kush ishte ai dhe konstatova se Sokoli pohoi vetë me gojë se ishte ai Sokoli, veprim të cilin pashë se e bëri duke qenë i ndikuar prej gjendjes stresante. Këtë gjë unë e bëra për të treguar se unë nuk kisha dijeni se kush ishte Sokoli. Më pas jam munduar t`i qetësoj duke iu treguar se kisha gabuar dhe se kërkoja person tjetër. Gjatë kësaj kohe mora Sokolin dhe i kërkova që ai të dilte në pjesën e jashtme të parkimit, afër makinës së tij. Dua të sqaroj se unë kisha mësuar për makinën e tij nga Erioni, se kush ishte ajo, si edhe doja se atë kërkonte ta blinte mekanikun, të cilin unë e kisha parë një një rast brenda kësaj makine duke parë letrat e saj. Në momentin që e afroja pranë makinës së tij, e kam pyetur se ç`problem kishte me Erion dhe Gentian Mëhillajn. Më tregoj se me Erionin nuk kishte probleme, ndërsa për Gentianin më tha se ai k…ka lozur në të gjitha krahët, e kishte fjalën për grupet që ekzistonin në vitin 1997. E kam çuar tek makina, e ula në pozicionin në bisht, ku jam ulur edhe vetë që të mos dukesha nga personat që ishin në distancë dhe makinat që kalonin. Kam për të sqaruar se në momentin e dytë kur unë qëllova tek dera e banjos, m`u bllokua përsëri pistoleta, ku në ato momente unë nxora pistoletën tjetër TT dhe duke mbajtur situatën nën kontroll kam shkuar me Sokolin tek makina. Atje kam hapur kroskotin për të parë dokumentet, duke i dhënë përshtypjen Veizit se nuk e njihja akoma dhe ndërkohë unë e mbaja nën kontroll atë dhe personat që ndodheshin brenda në lokal, të cilët ndiqnin veprimet e mua, ku i krijoja përshtypjen se unë nuk e njihja Veizin. Dola nga makina dhe u ula edhe unë në bisht, duke zhbllokuar pistoletën Makarov që ndodhej brenda çantës sportive. Gjatë këtyre momenteve filloja t´i tregoja Veizit se isha gabuar me atë dhe për këtë do t`i jepja 5000 euro. Në këto momente pasi zhbllokova pistoletën Makarov u ngrita dhe bëra sikur ika, duke e qëlluar me dorën e majtë që kisha në çantë që ai të mos kuptonte veprimet e mia, pasi në dorën tjetër kisha pistoletën TT.

“SI E QELLOVA ME PLUMB KOKES”

Pasi qëllova Sokolin një herë në pjesën e kokës, u largova me hap të shpejtë për në drejtim të motorrit. Gjatë këtyre momenteve që unë u afrova tek motorri, kam parë se aty pranë kaloi një makinë fuoristradë, e cila uli shpejtësinë dhe unë duke dashur të mos qëlloja mbi ta, ju tregova në dukje se isha duke bërë vrap, stërvitje, ku dhe makina së bashku me dy personat që ndodheshin brenda saj, u larguan në drejtim të një dasme apo darke që bëhej diku rreth 100-150 metra larg lokalit ku unë bëra vrasjen. Me të marrë motorrin u nisa për tek dhoma në Radhimë, ku në momentin që dola nga Orikumi, pashë se në drejtimin tim përballë po vinin disa makina policie. Më pas kam vazhduar rrugën, ku në momentin që jam afruar buzë detit kam flakur pistoletën Makarov, e cila pashë se ra diku buzë detit në ujë. Kam vazhduar rrugën për në drejtim të vendit ku unë do fshihja motorrin, vend të cilin e kisha planifikuar më parë. Pasi fsheha motorrin, hoqa bluzën e sipërme, pantallonat, dorashkat dhe u futa në çantë ato dhe kam vazhduar rrugën buzë detit për në drejtim të dhomës. Pasi përshkova një copë rruge, kam hedhur në ujë çantën sportive me rrobat dhe celularin, ku përpara se të flakja ato, kam bërë dy zile tek telefoni i Erionit për t`i treguar se kisha kryer vrasjen. Ndërsa, vetë me pistoletën TT dhe granatën e vendosur brenda në çantën brez kam vazhduar rrugën dhe kam mbërritur tek dhoma e gabinës. Po atë natë, mbas një ose dy orësh aty ka ardhur Erioni dhe i ka rënë derës. Unë pasi hapa derën dhe pashë Erionin, i dhashë dorën dhe i bërë një si përqafim, duke e kontrolluar për të parë nëse ai kishte armë me vete. Gjatë këtij momenti, Erioni më tregoi se vëllai i tij K., kishte prekur motorrin dhe më kërkoj që të shkonim te motorri dhe ta pastronte atë Ndriçimi, ku ky i fundit mësova se ndodhej tek makina. Dua të theksoj se Erioni më pyeti se ku e ke lënë motorrin, pasi ai më la të kuptoja se kishte qenë tek motorri dhe nuk e kishte parë atë. Dua të sqaroj se përpara vrasjes unë dhe Erioni kishim përcaktuar vendin se ku do të linim mottorin, vend të cilin unë e ndryshova, pa i treguar Erionit. Përpara se të dilja nga dhoma unë e pyeti Erionin nëse duhet ta merrja pistoletën, ku ai më tha që cfarë e do atë. Megjithatë unë e mora pistoletën pasi nuk kisha besim tek ai. Te vendndodhja e motorrit u nisëm me makinë të tre, ku pasi u afruam, ndaluam dhe iu tregova vendin ku e kisha fshehur. Ndriçimi sëbashku me mua u afrua te motorri, ku unë i tregova motorrin dhe u largova në drejtim të makinës ku ishte Erioni. Kam hypur në makinë dhe i kam kërkuar që të shkonim e të uleshim diku me njerëz, që të mos isha i vetëm derisa të vinte Ndriçimi.

“FRIKA PER VETEN”

Kemi ndaluar pranë nje kafeneje, tip kioske buzë detit afër vendit të kabinës, që kishim me qera dhe aty kemi porositur ushqim duke pritur ardhjen e Ndriçimit. Pasi erdhi Ndriçimi pashë se Erioni po i bënte shenja Ndriçimit dhe aty kuptova se ata kërkonin të më eleminonin fizikisht. Ju kërkova të largoheshim prej aty dhe të shkonim tek dhoma, por ata vendosën të iknin në drejtim të Vlorë. e kam pyetur Erionin se ku e kishte lënë K., ku më tregoj se atë e kishte lënë me njerëz. Më pas ata kanë ikur në drejtim të Vlorës, ndërsa unë kam shkuar te dhoma ime. Në mëngjes jam cuar rreth orës 08.00 ku me një furgon të linjës kam udhëtuar në drejtim Vlorës. Vajta në shtëpinë time, lashë pistoletën TT dhe granatën. Më pas shkova te puna e dajos, e përshëndeta që të mos lija dyshim, as në lagje, pasi ishin mësuar të më shihnin aty. Pas tri ditësh, kur jam takuar më pas me Erionin prej tij mësova se ai kishte shkuar përsëri tek vendi i motorrit, ku e kishte marrë dhe e kishte fshehur në një gurore. Motorrin ai e kishte marrë që ndodhej i fshehur me ndihmën e Ndriçimit. Pasi jam takuar me ta, kemi shkuar buzë detit, ku Erioni më ka dhënë një telefon celular tjetër, që unë të komunikoja me të. Në këtë takim unë i kërkova që ai të takohej përsëri me mua, për problemin e tokës pas disa muajsh. I kërkova të më jepte tokën e premtuar, të rrethuar dhe me letra të rregullta. Erioni ra dakort, se nuk kishte se cfarë të thoshte. Pas disa javësh, Erioni erdhi e më takoj duke me thënë justifikime të ndryshme. Unë nuk dilja në darkë, pasi kisha frikë, sepse nuk më ishte bërë pagesa dhe se kjo ishte arsyeja më e madhe për të më vrarë ai. /GSH.al/

Image