Basha: Nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve, do të ketë vetëm zgjedhje të lira

Aktualitet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve, por vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjatë fjalës së tij në “çadrën e lirisë”, Basha u shpreh se sot do të dorëzohet në KQZ-, ultimatumi për zgjedhje të lira.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së:

Sot në KQZ, partitë opozitë do të dorëzojnë ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush i fryn, borive të bojkotit, gabohet rëndë: Nuk do të ketë bojkot, do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, qytetarët do të fitojnë, ju do të fitoni!

Me hapin e sotëm, opozita shqiptare provon luajalitetin tonë ndaj kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Republika e vjetër dhe klanet kriminale në pushtet guxuan të vënë në pikëpyetje guximin ton më 18 shkurt dhe sot do ta marrin me firmë dhe me vulë, seriozitetin tonë për të qëndruar me popullin deri në arritjen e qëllimit tonë madhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *