Arrestohet në Dubai aktori turk që luan rolin e Maxhit-it

Aktori i njohur turk, Kadir Dogulu, ka udhëtuar drejt Dubait si i ftuar VIP, porse me të shkelur në vend gjithka ka shkuar mbrapsht duke përfunduar i arrestuar nga policia dy herë.

Fillimisht aktori i njohur për rolin e Maxhitit në serialin “Mes dy Dashurish” është arrestuar nga policia për shkelje të vizës në zonën e kalimit të shpejtë në aeroport.

Ndërsa më pas është arrestuar sërish, vetëm se kur i është kërkuar nga policia të nxjerrë kartën e identitet ka thënë se “mund të mos e kem, për çfarë e kërkoni?”

Aktori ka qëndruar i izoluar në aeroport për katër orë dhe është ankuar për trajtimin çnjerëzor nga policia e këtij vendi.

“Gjithçka po shkonte për mrekulli…deri në momentin që shkela në Dubai,” tha aktori në një video të postuar në faqen e tij zyrtare, ku dukej shumë i zemëruar me autoritetet e Dubait.

“Unë kurrë nuk kam parë një polici dhe personel aeroporti me kaq shumë komplekse,” tha ai teksa shpjegoi se vetëm se dolën për pak nga vijat e kalimit të shpejtë dhe pyetën personelin për këtë, u ishin marrë kartat për kalim të shpejtë dhe ishin detyruar të presin në stacionin e policisë.

Maxhiti tha se policët në aeroport i kujtonin mësuesen e fillores: “Mos fol! Mos qesh!Mos shiko! Mos u ngrit! E pabesueshme…Arritëm të dalim pas katër orësh nga aeroporti.”

Pak më vonë, ai shkroi një tjetër status duke thënë se është arrestuar për herë të dytë në Dubai.

“U arrestova për herë të dytë në Dubai. Sepse kërkuan kartën e identitetit, dhe unë u përgjigja: ‘Mund të mos e kem, për çfarë e kërkoni? Ajo që është e hidhur është se një firmë më ka ftuar të shikoj një ndeshje Polo. Me shumë gjasa do ta tregojnë mikpritjen e tyre pas daljes nga aeroporti.”

Dhe këshilla e Maxhit për të gjithë: “Para se të vini në Dubai mendojeni sërish. Nëse nuk ju bie puna, mos ejani!” /tvklan.al