Shkarkohet drejtoresha e AMF-së Enkeleda Shehi. LSI votoi kundër

Aktualitet

Komisioni i Ekonomisë ka shkarkuar drejtoreshën e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi. Shkarkimi i Shehit u bë me 9 vota pro dhe 2 vota kundërnga ana e LSI-së.

Disa ditë më parë ishte bordi i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) kërkoi shkarkimin e saj. Sipas një letre dërguar kreut të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçes, vendimi ka ardhur pas verifikimit të përputhshmërisë ligjore të Shehit nga ana e Bordit.

Në letër shkruhet se shkak për këtë vendim janë bërë një sërë shkeljesh nga Enkelejda Shehi si sjellja joprofesionale dhe deri tek tek moszbatimi i rezolutës së Kuvendit.

Braçe njoftoi se ditën e sotme do të mbahej seanca dëgjimore ku do të thirren të dëshmojnë drejtoresha ekzekutive, kryetari i bordit dhe nëndrejtori ekzekutiv i AMF-së, dhe relatori i kësaj çështje tha kreu i Komisionit të Ekonomisë do të jetë Ervin Bushati.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha, para pak ditësh nga çadra opozitës u shpreh se ky institucion nuk është nën kntrollin e kryeministrit Rama dhe prandaj ai po përpiqet të hakmerret ndaj drejtoreshës Shehi duke e shkarkuar.

Kujtojmë se znj. Shehi është bashkëshortja e Dashamir Shehit, kryetar i LZHK-së, njërit prej aleatëve të Bashës në opozitë.

Ndërkohë, deputeti Kadeli në një prononcim për mediat pas votimit, tha se “AMF është një institucion delikat  financiar dhe se argumentet për shkarkimin e saj ishin të pamjaftueshme”.

Ai tha se LSI votoi kundër pasi nuk pati transparence.

“Procesi ishte i nxituar dhe jo objekti. Çdo ndërhyrje pa vend në AMF është tronditje për tregun financiar”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *