Rama ankohet tek të huajt: Nuk punoj dot nga zhurma e protestës

Aktualitet

Lulzim Basha ka pasur një axhendë të ngjeshur ditën e sotme, ku menjëherë pas takimit që ka zhvilluar me ambasadorin e SHBA në vendin tonë Donald Lu, ka zhvilluar edhe mbledhje me aleatët.

Por duket se kreu i demokratëve, ka vendosur të bëjë të ditur, të paktën jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, se çfarë diskutoi me shefin e diplomacisë amerikane.

Nga çadra e protestës, Basha tha: “Sot një mik i huaj, më tha: Isha në zyrën e kryeministrit. Mua ankua, nuk punoj dot prej zhurmës së protestës. I thashë, nuk është zhurmë por është zëri i qytetarëve dhe ilaçin ja kam gati. Të iki dhe do të jetë i qetë”.

Donald Lu e takoi Lulzim Bashën, mesditën e së mërkurës, në një takim informal pune në një restorant në zonën e ish-Bllokut dhe besohet se reforma në drejtësi duhet të ketë qenë në qendër të bisedës së tyre. Opozita ka deklaruar se nuk do të kthehet në Parlament as për të votuar ngritjen e organeve të vettingut deri kur të përmbushet kërkesa e saj për një qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike për zgjedhjet

Edi Rama, ambasadorit Lu: Nuk punoj nga zhurma e protestës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *