Paskal Milo paralajmëron Ramën: Merri seriozisht kërcënimet e Berishës!

Në një postim në faqen e tij në FB, Milo shkruan se “Deklaratat e Berishës janë luftenxitese, te rrezikshme per stabilitetin e vendit. Qeveria nuk duhet te mbetet ne vetebesimin e saj te shtirur se gjithcka eshte nen kontroll e pa pasoja. Po vijne sinjale alarmi qe duhen trajtuar me seriozitet”- shkruan ai.
Postimi i Paskal Milos 
Berisha sot ne delir. Ushqim qe u hedh militanteve te PD per ta pertypur e per te ngritur moralin per te qendruar ne cader.Deklaratat e tij luftenxitese jane te rrezikshme per stabilitetin e vendit.Qeveria nuk duhet te mbetet ne vetebesimin e saj te shtirur se gjithcka eshte nen kontroll e pa pasoja. Po vijne sinjale alarmi qe duhen trajtuar me seriozitet.
Sapo u njoftua qe Kuvendi e shtyu perseri afatin per punen e Komisionit per Reformen zgjedhore.Ne pritje te PD qe nuk besoj se do te shkulet nga cadra edhe sikur Ambasadori amerikan te shkoj perdite e te pi kafe me Zotin Basha.Vazhdoj te besoj se vendi po shkon drejt kolapsit parlamentar ose …
Pyetja e thjeshte qe behet sot kur eshte shpallur dita e zgjedhjeve eshte:Mecilin ligj zgjedhor do te shkohet ne zgjedhjet e 18 qershorit? Me te vjetrin apo me arnimet ne castin e fundit po qe se opozita do te rikthehet ne parlament? Per mua nuk ka gjasa qe ajo te ndodhe , mbeshtetur ne deklaratat e drejtuesve te opozites. Ne rastin me te keq a mund te behen zgjedhjet me kodin e vjeter, e sidomos me dyshimet te mbeshtetura ne prova se votat vidhen ne tavolinat e numurimit, se votat blihen naten e fundit me para te thata, se banditet e ngjyrave te ndryshme kercenojne dhe i detyrojne votuesit te votojne kunder vullnetit te tyre,se parate e pista te vjedhura e te droges perdoren hapur nga segmentet e erreta te politikes etj.? Une besoj se jo.
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments